Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Gjirokastër – Kakavijë. Mësohet se një makinë është përplasur me bordurën, pranë një karburanti. Në mjetin e aksidentuar ndodhej edhe një fëmijë. Shoferi i mjetit ka pësuar lëndime, ndërsa fëmija fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit , ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë mosrepsketimi i sinjalistikave rrugore, shpejtësia përtej normave të lejuara ose parakalim i gabuar.
Discussion about this post