Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali. Mediat në shtetin fqinj raportojnë se ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 16:30 në një kantier ndërtimi në Chiabotto di San Giorgio.
Viktima ishte një punëtor 40-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Casale, i cili ra nga çatia e pallatit ku po punonte.
Menjëherë iu dha ndihma e parë dhe u transportua në spital, ku më pas ndërroi edhe jetë.
Në vendngjarje shkuan agjentët e komisariatit të, cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post