Kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni do të bëjë tifo për Romën në derbin e kësaj të diele. Këtë e ka konfirmuar motra e kryeministres, Arianna Meloni. Ajo ka rrëzuar mitin se Giorgia është mbështetëse e Lacios, pasi në të vërtetë zemra e saj rreh për verdhekuqtë.
“Në shtëpi vetëm mamanë e kemi bardhekaltër ndërsa tani janë edhe vajzat e mija sepse bashkëshorti im Francesco Lollobrigida është tifoz i zjarrtë i Lacios. Unë dhe Giorgia jemi me Romën”, thekson Arianna Meloni.
Discussion about this post