GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rama nuk e lë të qetë Durrësin/ Kompania “guackë” merr detin për 35 vjet, përjashtohet nga taksat

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria 'Rama' vijon të çojë përpara investimin e shumëdebatuar të Portit të Durrësit, duke i dhënë asete publike, kompanisë-guackë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ‘Rama’ vijon të çojë përpara investimin e shumëdebatuar të Portit të Durrësit, duke i dhënë asete publike, kompanisë-guackë.  Kjo kompani do të shfrytëzojë detin për 35 vjet, ndërsa do të përjashtohet nga të gjitha taksat. Në këmbim qeveria ka arritur marrëveshjen për të zotëruar 33% të aksioneve në projektin “Durrës Jaht Marina”. Kompania-guackë që ka marrë statusin e Investitorit Strategjik për Portin e Jahteve në Durrës, do të përfitojë edhe të drejtën për shfrytëzimin e detit para strukturës turistike për 35 vjet, pra 15 vjet më shumë se sa parashikohet për ndërtimin e projektit. Po ashtu, kompania “Eagle Hills Real Estate Development” do të përjashtohet nga të gjitha taksat në infrastrukturë dhe për kontributin social.

Këto dhurata të qeverisë shqiptare pasojnë dorëzimin e mbi 812 mijë hektarëve tokë në Portin e Durrësit dhe territorin përreth. Në këmbim të këtyre dhuratave, qeveria ka arritur dakordësinë me kompaninë investitore që të zotërojë 33 përqind të aksioneve, në atë që e konsideron si “një klasë e veçantë në investitorin strategjik”.

Këto të dhëna gjenden Vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike, të miratuar në 27 tetor 2022 me titull “Pranimin e pjesëmarrjes së shtetit në investimin strategjik “Durrës Jaht Marina”. Komiteti i Investimeve Strategjike, nën drejtimin e Edi Ramës, është kujdesur që t’i japë një siguri jetëgjatë investimit të shumëdebatuar. Në një nga pikat e vendimit parashikohet se duhen përcaktuar mekanizma të qartë, për të shmangur mosmarrëveshjet që mund të lindin gjatë realizimit jetëgjatë të investimit.

Lexo edhe: Projekti 2 mld USD, njeriu i besuar i Samir Manes në drejtimin e Portit të Jahteve në Durrës

Marrëveshja e negociuar mes përfaqësuesve të qeverisë së Ramës dhe kompanisë- investitor strategjik, do t’i kalohet parlamentit për miratim, pasi institucionet e përfshira të plotësojnë të gjithë dokumentet e nevojshme. Vendimi i Edi Ramës për të shndërruar Portin e Durrës në një marinë jahtesh dhe komplekse rezidenciale ka shkaktuar reagime të shumta nga opozita dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Opozita i  bërë thirrje shpesh që të braktiset ky projekt, që mund të përbëjë një skemë gjigande pastrimi parash. Kompania-investitor strategjik, “Eagle Hills Real Estate Development”, zotërohet në 40 përqind nga biznesmeni saudit Mohamed El Alabar. Por, ndërkohë, nuk ka asnjë të dhënë për aksionerët që zotërojnë shumicën vendimmarrëse të saj. Investitori Strategjik ishte regjistruar fillimisht në ishujt Kajman, që njihet edhe si zonë off-shore, ku aksionerët e vërtetë qëndrojnë gjithnjë diskret.

Etiketa: Eagle Hills Real Estate DevelopmentEdi Ramainvestitor strategjikJaht Marinakryesore2porti i Durresittaksa

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
VESEL-LIMAJ

Klube turke dhe suedeze vihen në gjurmët e mesfushorit të Tiranës, bardheblutë e lëshojnë vetëm për…

Discussion about this post

TË FUNDIT

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26

Në Shqipëri, një punonjës merr mesatarisht 10.3 mijë euro në vit pagë bruto, ose rreth 860 euro në muaj, sipas...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 01/06/26
Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:29 - 01/06/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:27 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet