GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Thirrja e ambasadorit amerikan në Serbi: Serbët të kthehen në institucione

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Thirrja e ambasadorit amerikan në Serbi: Serbët të kthehen në institucione
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me Bashkimin Evropian se ngjarjet e fundit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e vënë në rrezik progresin e rëndësishëm të bërë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, tha ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill. Tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren. Prandaj, Shtetet e Bashkuara i bashkohen BE-së duke u bërë thirrje përfaqësuesve të Serbisë dhe serbëve të Kosovës që të respektojnë angazhimet e tyre nga dialogu dhe t’i kthehen detyrave të tyre në institucionet e Kosovës, duke përfshirë policinë, gjyqësorin dhe administratat lokale”, tha Hill për N1.

Ai tha se SHBA i bashkohet BE-së duke u bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të respektojnë detyrimet e tyre pa vonesë, që do të thotë se procesi i ri-regjistrimit të automjeteve duhet të zgjatet menjëherë dhe të pezullohet çdo masë ndëshkuese ndaj pronarëve të targave KM deri në palët e zgjidhin çështjen e targave brenda dialogut.

“Kjo nënkupton edhe fillimin e menjëhershëm të negociatave për themelimin e bashkësisë së komunave serbe, që është obligim ligjor i detyrueshëm për Kosovën.Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, tha Hill.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve që “të zgjedhin rrugën e dialogut dhe të përmbahen nga veprimet që do të çonin në dhunë dhe konfrontim”.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht përpjekjet e BE-së për të vazhduar ndërmjetësimin e negociatave. Të dyja palët duhet të tregojnë se janë të gatshme të kërkojnë zgjidhje në mënyrë konstruktive dhe të respektojnë angazhimet e marra në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha Hill.

Etiketa: HillKryesore1serbetveriu

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
The Observer: Shqiptarët duan të ikin nga vendi, shkak varfëria

The Observer: Shqiptarët duan të ikin nga vendi, shkak varfëria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com