GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Doja t’i ruaja”/ Mbante mbyllur gruan dhe fëmijët, zbardhet dëshmia e radikalistit në Tiranë

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
“Doja t’i ruaja”/ Mbante mbyllur gruan dhe fëmijët, zbardhet dëshmia e radikalistit në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i 52-vjeçarit Xherxh (Gjergj) Laçi, që u cilësua nga policia si radikalist. Teksa u mor në pyetje, shtetasi në fjalë e mohoi që ka dhunuar bashkëshorten Elena si dhe dy djemtë e mitur, Albanin dhe Sulltanin, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç.

52-vjeçari Laçi ka dëshmuar para oficerëve të policisë dhe të Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin nga banesa për të mos u infektuar.

“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”, ka pohuar Laçi.

Por krahas dëshmisë së tij, dy djemtë dhe nëna e tyre kanë treguar në prani të psikologëve se ata dhunoheshin sistematikisht.

Tashmë ata janë dërguar në një qendër rehabilitimi.

Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergj Laçi pritet të dalë të martën në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Laçi u arrestua ditën e djeshme nga policia e Tiranës, pas denoncimeve nga të afërmit e bashkëshortes së tij.

Policia bëri me dije se 52-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të banesës ditën e djeshme u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krehra automatiku.

Etiketa: gjergj laciradikalistTirane

Lajme të lidhura

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar
Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
“Humba gruan dhe djalin”, rrëfimi i shqiptarit pas aksidentit në Greqi: Ma ndjeu zemra, i mora në telefon…
Aktualitet

“Humba gruan dhe djalin”, rrëfimi i shqiptarit pas aksidentit në Greqi: Ma ndjeu zemra, i mora në telefon…

20:20 - 07/08/26
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, varg kilometrik automjetesh
Aktualitet

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, varg kilometrik automjetesh

20:08 - 07/08/26
Para
Elon Musk “i prerë”, do të largojë përgjithmonë nga Twitter ata që…

Elon Musk “i prerë”, do të largojë përgjithmonë nga Twitter ata që…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane
Botë

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane

23:30 - 07/08/26

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje, të ngjashme me atë të NATO-s, sipas së...

Lexo më shumë
“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

23:03 - 07/08/26
Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

22:55 - 07/08/26
Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

21:30 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com