GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Akciza e birrës “përplas” socialistët: I lamë mjaftueshëm kohë të fuqizohej

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 6 Marsit, zbulohen disa kandidatë të PS-së (emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është zbardhur debati brenda grupit të Partisë Socialiste lidhur me buxhetin. Mësohet se, deputeti Vullnet Sinaj është shprehur kundër rritjes së akcizës për birrën vendase, pasi sipas tij janë prodhues të vegjël, por ndryshe mendon Taulant Balla.

Sinaj: Ata janë prodhues të vegjël, nuk mund t’i taksojmë njësoj si fabrikat ndërkombëtare. Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla mendon se i kanë lënë mjaftueshëm kohë birrës shqiptare që të fuqizohet. Sipas tij ka ardhur koha që të taksohet njësoj si prodhuesit e huaj.

Balla: I lamë disa vite kohë birrës vendase që të fuqizohej, tani do të taksohet si të huajt. Qeveria ka propozuar rritjen e akcizës së birrës. Me paketën e re fiskale unifikohet akciza për prodhuesit dhe importuesit nën dhe mbi 200,000 Hl në masën 710 lekë për Hl. Me ligjin aktual, akciza për prodhuesit dhe importuesit me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit është 360 lekë/HL dhe për fashën mbi 200, 000 HL në vit është 710 lekë/Hl.

Lexo edhe: Video/ Këngë dhe birra, tifozët fillojnë festën në Tiranë pak orë para finales së Conference League

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka pohuar se heqja e fashës së akcizës është në përputhje me direktivën e BE-së, ndërsa niveli i ri i propozuar është 3-4 herë më i ulët se ne vendet e BE-së.

“Ne propozojmë akcizë për birrën 0,002 euro për shishe që është më e ulët se vendet e BE-së, pra është më e vogël se çdo vend ku funksionon direktiva. Nëse niveli i akcizës do të ishte në nivelet e vendeve të BE-së do të ishte 3 – 4 fish më i lartë se niveli i propozuar, duke rritur koston më të madhe. Propozimi ynë dyfishon nivelin e akcizës. Me ligjin aktual, akciza e birrës është 1,2 lekë për litër. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve fiskale do të jetë 2,3 lekë për litër. Pra shtohet kostoja për shishe që do të pasqyrohet në çmim me 1,1 lekë për shishë. Kosto që nuk është e parashikuar në planet prodhuese të biznesit, por është më e ulët se vendet e BE-së”, pohoi Ibrahimaj më herët.

Prodhuesit e birrave në vend e kundërshtuan fort këtë nismë, duke paralajmëruar se rrezikohej mbyllja e fabrikave dhe dalja e rreth një mijë punonjësve si të papunë.

Etiketa: birrakohesocialistet

Lajme të lidhura

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
Para
Alarmi në Francë/ Mbappe dëmtohet në prag të botërorit

Alarmi në Francë/ Mbappe dëmtohet në prag të botërorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com