.Skandal i madh në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit, ku miliarda lekë janë shpërndarë pa kontrata të tënderave. Në një dokument të klasifikuar nga KLSH si “Konfidencial”, del se Veliaj e ka kthyer Thesarin e Shtetit si shpellën e Ali Babës. Kryebashkiaku i Tiranës merr sa para të dojë dhe ua shpërndan kompanive private pa pyetur për kontratat. Fenomeni që konstatohet në vazhdimësi është regjistrimi gjatë vitit korrent i kontratave të “vjetra”, të cilat datojnë nga viti 2006 deri 2017. Sipas tabelës rezultojnë 3019 regjistrime të kontratave të lidhura në vitet 2008- 2017 me vlerë 17.8 miliard lekë. Nga të cilat 1031 janë kontrata investimesh me vlerë 11.9 miliardë lekë.
Bashkia Tiranë kryeson për abuzimin me fondet. “Bashkitë rezultuan me 591 regjistrime të kontratave të lidhura para vitit 2018 me vlerë 4.3 miliard lekë, nga të cilat 281 janë kontrata të Bashkisë Tiranë”, theksohet në raportin konfidencial. Sipas KLSH manipulimi me datat e regjistrimit ka sjellë rritjen e detyrimeve të prpapambetura. Kështu kontratat janë mbyllur në 2018, por regjistrohen në 2021 dhe datë i vendoset ajo e dy viteve më parë.
Ndryshe të dhënat në APP, të tjera shifra në Thesar!
Këto abuzime janë thelluar edhe më shumë ku evidentohet se Bashkia Tiranë rezulton me numrin më të lartë të kontratave. Për të cilat nuk korrespondon regjistrimi ne Thesar me regjistrimin në SIFQ. Sipas të dhënave të gjetura, 55 kontrata të lidhura në muajt Nëntor- Dhjetor 2018 nuk listohen në të dhënat e dërguara nga APP. Nga këto, mbi 583 milionë lekë janë dëme të Bashkisë Tiranë.
Në këtë pikë evidentohen si dy përgjegjëset kryesore Bashkia Tiranë dhe Ministria e Infrastrukturës. Duke përmendur këtu si një rast abuzimi projektin për Unazën e Madhe. Ky investim ka sjellë shumë përplasje mes bashkisë dhe qytetarëve, si dhe korrupsioni me tenderat. “Kontratat e lidhura për projektin e rehabilitimit të Unazës së re nuk shfaqen në Agjenciane e Prokurimeve Publike sipas loteve me një vlerë totale prej 5.98 miliardë lekë e ndarë në tre operatorë, kontrata këto që më pas janë pezulluar për shkak të problematikave në prokurim”, evidenton KLSH.
Ndërkohë, KLSH tregon se projektet mes Bashkisë Tiranë, të ndihmuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë ato më problematiket me regjistrimet në Thesarin e Shtetit.
Bashkia Tiranë fsheh informacionet mbi projektet
Bashkia Tiranë nuk paraqet informacione korrekte për fondet që ka marrë nga Thesari i Shtetit dhe destinacionin ku janë përdorur. Kështu, Bashkia Tiranë i regjistruar kontratat me vonesë ose nuk i ka regjistruar fare.
“Në bazë të dokumentit PBA të venë në dispozicion për 2018-2020 dhe 2019-2021 nuk mund të kryenim testime mbi çeljet në nivel projekti, nëse ato ishin ekzekutuar pas miratimeve ligjore përkatëse. Dokumenti PBA i Bashkisë Tiranë nuk ishte i plotë dhe nuk jep informacion mbi projektet e investimeve”, thuhet në raport.
Në raportin e KLSH thuhet se 64% e totalit të kontratave të regjistruara me vlerë 64 miliard lekë janë riregjistruar në shkelje të afatit 5 ditor. Ku, tipikisht nga Bashkitë (34.7%) njësitë e varësisë së Ministrisë së Shëndetësisë (20.9%). Sigurisht që vlerën më të lartë të kontratave në shkelje e regjistron Bashkia Tiranë. Konkretisht me 425 raste kontrata të regjistruara me vonesë. Te bashkitë janë konstatuar 7030 raste të tilla, dëmi i të cilave është 17.6 miliard lekë.
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Discussion about this post