GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Sërish pa garë/ Xhakolli i Pogradecit i jep Luan Kaprit 250 milionë lekë për fasadat e pallateve

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Sërish pa garë/ Xhakolli i Pogradecit i jep Luan Kaprit 250 milionë lekë për fasadat e pallateve

Sërish pa garë/ Xhakolli i Pogradecit i jep Luan Kaprit 250 milionë lekë për fasadat e pallateve

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Xhakolli, kryetar i Bashkisë Pogradec, është bërë bashkë më Luan Kaprin për të bërë fushatën parazgjedhore. Në këtë mënyrë mbushin dhe arkën e tyre me fondet e bashkisë. Në çdo javë Xhakolli po mbyll ndonjë projekt për të treguar se po investon në qytet, në fakt po mbush xhepat e Kaprit. Këtë herë, Luan Kapri ka marrë 250 milionë lekë për rregullimin e fasadave të disa pallateve në Pogradec. Bëhet fjalë për prokurimin me numër reference “REF-40883-09-07-2022” dhe objekt  “Rehabilitim / Përforcim banesash ekzistuese kolektive 2022”. Ky tender është hapur në  muajin shtator, por kontrata me fituesin është shpallur ditën e sotme. Edhe pse tenderi ka shkelje të ligjit për prokurimet, APP e ka regjistruar atë dhe nga sot fillon lëvrimi i fondit. Por, nga dokumentet e publikuara evidentohet se fituesi ka marrë tenderin pa garë, duke dëmtuar konkurrencën.

Gjithashtu, oferta e paraqitur ka qenë shumë e shtrenjtë, gati sa 95% e fondit limit. Ligji kërkon që në rastet kur ka mungesë konkurrentësh, tenderi duhet të anulohet. Dhe kur bëhet vlerësimi i ofertave duhet të merren parasysh ato më të lirat. Asnjë nga këto pika nuk është zbatuar, prandaj Open Data e ka klasifikuar në listën e tenderëve me “Red Flag”, që potencialisht është me risk për abuzime dhe korrupsion. Këto rregulla Xhakolli ka shkelur për mikun e tij Laun Kapri, pronar i “Rej shpk”.

1.3 miliardë lekë në një javë

Që kur është vendosur data e zgjedhjeve lokale, kryebashkiaku i Pogradecit është zgjuar nga gjumi letargjik dhe po mundohet të paktën të zbukurojë fasadat e qytetit. Tani, minimumi në çdo javë ai po zhvillon nga një tender. Fiks një javë më parë kompania “Rej” ka rrëmbyer një prokurim pa garë nga Bashkia Pogradec. Kontrata e tenderit është nënshkruar me datë 28 tetor dhe bëhet fjalë për prokurimin me objekt  “Rikonstruksion dhe shtesë shkolla e mesme “14 Engjëjt” dhe 9- vjeçare “Servet Agolli”, Buçimas””, për të cilin është lënë në dispozicion vlera prej  116 850 640,00 lekë.

Kjo fitore është marrë pa garë, pasi edhe 3 kompani të tjera kanë paraqitur oferta, madje shumë më të lira se “Rej” shpk. Gjithsesi bashkia i ka skualifikuar me justifikimin se nuk kanë dorëzuar dokumentet origjinale, kur ligji përcakton se për të tilla raste Autoriteti Kontraktor duhet të vërë në dijeni për këto mungesa operatorët dhe t’iu japë mundësi për rikuperimin e tyre. Kështu 1.3 miliardë lekë i xhiroi në arkën e tij brenda një jave biznesmeni Luan Kapri. Ndërkaq, Gijotina.com ka listuar edhe raste të tjera abuzimi të  Luan Kaprit me fonde të bashkisë Pogradec. Me sa duket ai ka më shumë pushtet se çdo drejtues që vjen në atë bashki.

Lexo edhe: Ilir Xhakolli i jep tenderin 1 miliard lekë biznesmenit të kazinosë së “El Chapos”, lumë lekësh para fushatës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBashkia Pogradecilir xhakollikryesore2Luan KapriREJtender

Lajme të lidhura

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat
Aktualitet

Revoltë në bastionin socialist, Poliçani djeg teserat e PS-së: Harram i paçi votat

22:21 - 30/07/26
Uncategorized

Pas tatuazhit për trajnerin, Cucurella heq dorë edhe nga kaçurrelat ikonike

14:20 - 30/07/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Uncategorized

Nga kafeja te gazi e perimet, produktet që u shtrenjtuan më shumë në qershor

15:29 - 29/07/26
Para
“S’kanë lënë magji pa na bërë”, Rama justifikon vonesat për Rrugën e Arbrit

“Super-taksimi për tokat djerrë”/ Ekspertët kundër Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ilir Beqaj lirohet nga qelia/ GJKKO i zbut masën e sigurisë, kalon në arrest shtëpie
Aktualitet

Ilir Beqaj lirohet nga qelia/ GJKKO i zbut masën e sigurisë, kalon në arrest shtëpie

12:24 - 31/07/26

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është liruar nga qelia. Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Beqajn, nga...

Lexo më shumë
Banka Botërore fundos propagandën e Ramës: Spitalet rajonale pa kapacitet, miliarda të çuara dëm

Banka Botërore fundos propagandën e Ramës: Spitalet rajonale pa kapacitet, miliarda të çuara dëm

12:15 - 31/07/26
Zjarri në Shkozet/ Arrestohet 38-vjeçari

Zjarri në Shkozet/ Arrestohet 38-vjeçari

11:17 - 31/07/26
Ilir Beqaj kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, sot gjyqi i radhës

Ilir Beqaj kërkon heqjen e masës së arrestit me burg, sot gjyqi i radhës

11:09 - 31/07/26
SPAK shton akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret e pandehur edhe për 6 tendera të tjerë

SPAK shton akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret e pandehur edhe për 6 tendera të tjerë

11:01 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com