GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bëri fushatë për ish presidentin Bolsonaro, Neymar në telashe

14:58 - 08/11/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bëri fushatë për ish presidentin Bolsonaro, Neymar në telashe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kupa e Botës në Katar po afrohet gjithnjë e më shumë dhe, siç ka ndodhur tani e tetë vite, në Brazil ka ardhur koha të flasim për Neymar. Në vitin 2014, “O Ney” ishte shpresa e madhe e Brazilit për kampionatin botëror në shtëpi, por dëmtimi në ndeshjen kundër Kolumbisë e fundosi atë dhe skuadrën, e cila në gjysmëfinalen e famshme ndaj Gjermanisë pësoi një disfatë 7-1, që hyri në historinë e kompeticionit.

Në vitin 2018, nga ana tjetër, pas paraqitjeve të shkëlqyera në grup dhe në 1/8 finale kundër Meksikës, erdhi ndeshja e keqe kundër Belgjikës në çerekfinale, ç’ka hapi gjyqin mediatik për numrin 10, duke akuzuar paksa nga të gjitha anët për simulime të tepërta për të mashtruar gjyqtarët.

Dhe duke qenë se traditat janë të rëndësishme, edhe një herë “O Ney” përfundoi në qendër të polemikave. Gjithë faji i zgjedhjeve presidenciale. Siç shpjegohet nga gazeta spanjolle “Sport”, me faktin se ka dalë hapur në favor të presidentit në largim Jair Bolsonaro, më pas i mundur në raundin elektoral nga rivali i tij Lula, Neymar ka thyer një ligj të pashkruar brenda dhomës së zhveshjes së Seleção.

Kush është pjesë e kombëtares braziliane nuk duhet të mbajë qëndrim për çështjet politike. Neymar e bëri këtë dhe në mënyrë të qartë, duke përdorur rrjetet sociale dhe popullaritetin e tij në përpjekje për të ndikuar në rizgjedhjen e Bolsonaro. Por as ky nuk është problemi.

Çështja është se në fushatën e tij, Neymar vendosi edhe kombëtaren në mes. Mes deklaratave të tij për zgjedhjet, sulmuesi shpjegoi se do të kishte dashur ta festonte rizgjedhjen e Bolsonaros në Botëror, duke ia dedikuar atij golin e parë të shënuar në “Katar 2022”. Gjë e cila, shpjegojnë ata nga Spanja, ishte shumë e tepërt.

Dhe shokët e skuadrës nuk e vlerësuan aspak, duke krijuar një atmosferë brenda dhomave të zhveshjes që nuk është më e mira dy javë para fillimit të Botërorit. Pa marrë parasysh që, siç ka shpjeguar vetë Neymar, kjo do të jetë përvoja e tij e fundit botërore. Dhe fakti që nis mes polemika, pikërisht si dy Botërorët e mëparshëm për të, nuk duhet të habisë askënd.

Etiketa: BrazilNeymartelashe

Lajme të lidhura

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann
Breaking Views

Ndryshim tek “Panzerat” para Botërorit? Sport Bild: Klopp zëvendëson Nagelsmann

11:58 - 12/03/26
Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen
Breaking Views

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Para
Kjo foto tregon ngjashmërinë e madhe të Olta Gixharit me divën botërore

Kjo foto tregon ngjashmërinë e madhe të Olta Gixharit me divën botërore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta
Breaking Views

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26

Ambasada e Suedisë në Tiranë ka reaguar pas vendimit të sotëm të Kuvendit, i cili votoi kundër kërkesës së SPAK...

Lexo më shumë
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26
Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

Seanca paraprake ndaj Metës/ Zbardhet deklarata e ish-presidentit: Nuk kam fshehur pasurinë

15:00 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com