GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Porti i Durrësit/ Alibeaj akuza qeverisë: Me 2 mld euro do mbyllni gojën e deputetëve

10:39 - 09/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Porti i Durrësit/ Alibeaj akuza qeverisë: Me 2 mld euro do mbyllni gojën e deputetëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me debate. Në fokus të diskutimeve është Porti i Durrësit. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë. Ai theksoi se mazhoranca ka investuar mbi 2 milionë euro për ti mbyllur gojën deputetëve dhe mediave në lidhje me këtë aferë.

Enkelejd Alibeaj: Rregullorja është fare e qartë, ajo që po ndodh sot është një ndryshim i kalendarit të këtij parlamenti.

Është e udhës që ata që kërkojnë futjen me procedurë të përshpejtuar një projektligj, ta japin argumentin, të respektojmë rregulloren.

Taulant Balla: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë u ka dhënë të drejtën 28 deputetëve që të kërkojnë shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të një akti ligjor që vjen nga qeveria. Kërkesën që kemi bërë është në përputhje me rregulloren. Nëse ju do të ishit dakort, ne do të jepnim mundësinë ta miratonim që sot. Thirrja ime është për deputetët e Durrësit, ta votojmë sot dhe në momentin që do të paraqitet në seancë. Qeveria ka sjellë një kontratë të besueshme që i jep mundësinë Shqipërisë që nga një mungesë totale në hartën e porteve turistike, të kthehet në një prej pikave më të rëndësishme të këtij sektori që nuk ka ekzistuar. Do ta kthejë Durrësin në një prej atraksioneve më të rëndësishme.

Enkelejd Alibeaj: Po Vlora

Taulant Balla: Vlorën e kemi bërë ne Enkelejd, s’e mban mend ti Enkelejd se si e latë vlorën kur ikët nga pushteti.

Jua them me sinqeritet, hiqni dorë nga të shkuarit nga mbrapa Saliut. Ai e kundërshton për të tjera arsye sepse Saliu këto mundësi e ka parë gjithmonë si një mundësi për të mbushur xhepat e vet dhe të familjes së tij. Saliu është në borderotë e Kremlinit, nuk i intereson porti. Çohu dhe më thuaj, në cilën gërmë thuhet që kjo çështje nuk duhet të hyje me procedurë të përshpejtuar.

Enkelejd Alibeaj: Kryeministri mund ta kërkojë, mund ta kërkojë edhe 1/5 e deputetëve, sot teksa duhet që të diskutojmë gjërat më të rëndësishme që është buxheti, papritur e pa kujtuar sot sillni ligjin për Portin e Durrësit. Është një projektligj që ka 5 nene, ky ligj kushton më shumë se çdo ligj në këto 30 vite. 2 miliard e 100 milionë euro. Kjo është kostoja e këtij projektligji me 5 nene. 400 milionë një nen dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpejtuar, ta kaloni fshehurazi kur diskutohet buxheti. Shumë shpejt kjo mund të kthehet në një aferë korruptive. Sapo e the që ka një vit që negociohet, midis kujt? Çfarë është dhënë dhe çfarë është marrë? Çfarë përfiton shteti? Jeni duke shiur 1 mln metra katrorë nga zemra e Shqipërisë. Kjo është një shumë e madhe që do të mbyllë gojën e shumë mediave, deputetëve e analistëve. Gojën e deputetëve të Opozitës që janë të pakapur, nuk keni për ta mbyllur dot kurrë. Çfarë pazari keni bërë? Me kë e keni bërë?

Etiketa: Alibeajkuvendporti i Durresit

Lajme të lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
“Jeni të pafytyrë”, Rama sulmon opozitën në Kuvend: Të pa fe

“Jeni të pafytyrë”, Rama sulmon opozitën në Kuvend: Të pa fe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com