GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policët e Mjekësisë Ligjore “në biznesin e vdekjes”, pronarë të agjencive funerale e sekserë

22:20 - 09/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Policët e Mjekësisë Ligjore “në biznesin e vdekjes”, pronarë të agjencive funerale e sekserë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ndodh brenda ambienteve të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ dhe pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore. Disa punonjës të policisë së burgjeve, kanë hapur agjenci funerale, ndërkohë të tjerë kryejnë edhe rolin e sekserëve me të ashtuquajturin “biznes me vdekjen”. Kamera e Fiks Fare faktoi me zë dhe figurë këtë fenomen. Gazetarët kërkojnë informacion një punonjësi të policisë tek morgu, se cila është proceduara që kryhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore me njerëzit që ndërron jetë në spital.

Gjatë bisedës polici i këtij institucioni, pasi i tregon proceduarat ligjore, i ka ofruar gazetares  një kartëvizitë të një agjencie funerale.  Ai i thotë të lidhet me agjentin funerale “ Doçi”, pasi të tjerët që rrinë përreth morgut janë sekser dhe matrapazë .

Gazetarja e Fiksit telefonon agjencinë  që i dha polici në telefon, pronari i saj i ka afruar të gjitha shërbimet, si arkivol, veshmbathje dhe transportin e trupit pa jetë deri në banesën e fundit. Pronari i agjencisë është shprehur se merret me të gjitha madje edhe me marrjen e skedës vdekjes, këtë do e bënte duke ndërhyrë  tek mjekët. Në momentin që gazetarja i ka kërkuar pronarit të agjencisë vendin ku ndodhet agjencia funerale për t’i parë nga afër çfarë do zgjidhte për kufomën, pronari i agjencisë i ka dalë përpara me ambulancë për t’i hapur rrugën me sirena ndezur për të mos e vonuar atë. Pas mbërritjes së gazetares në ambientet e  agjencisë së funeralit, pronari i ka afruar të gjithë shërbimet, ndërsa është shprehur se punonjësit të policisë që i ka dhënë numrin dhe e ka lidhur me të, do ja jepte ai kafen dhe nuk kishte përse gazetarja të paguante atë.

Ndërsa rasti i dytë është një tjetër punonjës i policisë së burgjeve, i cili është Veli Hoxha. Ai është edhe shef për punonjësit e policisë së burgjeve që merren me ruajtjen e objekteve. Ndërsa Hoxha ndodhej në vendrojen e Institutit të Mjekësisë ligjore, gazetari i Fiks Fare ka kontaktuar me të, duke i kërkuar se ku mundet të gjente një agjenci funerali afër, pasi i kishte ndërruar jetë vjehrri i tij. Fillimisht Hoxha është kujdesur për të marrë të dhënat se nga ishte gazetari, për të bërë lidhjet me njerëzite tij.  Pas marrjes së të dhënave Hoxha, i ka afruar një kartëvizitë gazetarit të një agjencie funerale “ Landi”, ku sipas tij duhej ta merrte në telefon. Ndërsa e ka porositur që të mos bjerë pre e sekserëve, pasi ata ishin afër Institutit të Mjekësisë Ligjore. Madje Hoxha është kujdesur duke e urdhëruar gazetarin që mos ta shohin kur i ka dhënë kartëvizitën gazetarit. Menjëherë gazetarët e Fiks Fare kanë marrë në telefon agjencinë që punonjësi i policisë së burgjeve u ka dhënë numrin. Gjatë bisedës pronari i agjencisë është shprehur se e kishte marrë punonjësi i policisë Veli Hoxha për rastin dhe se ai mundet të afronte të gjithë shërbimet që nga arkivoli, transporti dhe veshjet për viktimën, por pa treguar vendndodhjen e agjencisë.

Pas dy ditësh gazetarët kanë kanë gjetur vendndodhjen  e agjencisë funerale “Landi”, por që në këtë rast në hyrje mbante tjetër emër. Në bisedë e sipër pronari i kësaj agjencie u ka dhënë gazetarëve të njëjtën kartëvizitë me numrat e telefonit që u kishte dhënë polici Veli Hoxha.  Gjatë  bisedës pronari ka treguar se polici Veli Hoxha është bashkëpronar i agjencisë funerale dhe numri i parë i telefonit është i tij, ndërsa i dyti është numri i policit. Sipas pronarit të agjencisë polici Veli Hoxha është shefi që vendos rojet tek Ministria e Drejtësisë dhe objekteve të cilat mbulohen nga ana e Policisë së Burgjeve/ TCH

Etiketa: Mjkesia LigjorePolicetseksere

Lajme të lidhura

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Para

Kurti niset për në Paris: Gati të takohem me Vuçiç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com