GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Primaret/ Kreu i PD në Peqin shpall kandidaturën për bashkinë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Primaret/ Kreu i PD në Peqin shpall kandidaturën për bashkinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Peqin, Mustafa Pashja ka shpallur sot kandidaturën e tij për të marrë pjesë në procesin e primareve nga ku do të dalë dhe kandidati i opozitës për kryebashkiak.

Në një deklaratë nga selia blu, Pashja shprehet se e ka marrë vendimin për të marrë pjesë në garë me besimin se PD do të fitojë në këtë bashki, dhe sipas tij bashkia do t’u rikthehet qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

Pashja shprehet se Bashkia e Peqinit është lënë pas dore në të gjithë sektorët pasi sipas tij ajo është në shërbim vetëm të një grupi të vogël njerëzish. Mjeku Mustafa Pashaj deri më tani është kandidati i vetëm i opozitës për këtë bashki.

Lexo edhe: Primaret në PD, dy kandidatë të tjerë hynë në garë për Bashkitë

Deklarata:

Përshëndetje! Jam Mustafa Pashja i diplomuar ne mjekësi ku ushtroj profesionin e mjekut prej 30 vitesh. Aktualisht jam kryetar i Partisë Demokratike, Dega Peqin. Kam vendosur të marr pjesë në primaret që Partia Demokratike po zhvillon për të përzgjedhur kandidatin me të cilin do të përballemi në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Po futem në garën tonë të brendshme dhe paraprake, sepse e ndjej si përgjegjësi morale përpara bashkëqytetarëve dhe bashkëfshatarëve të mi, duke njohur mirë dhe rrënjësisht problemet e zonës tonë për të ndryshuar sëbashku me ta këtë realitet të hidhur në të cilën ndodhet bashkia e Peqinit sot.

Një bashki e lënë tërësisht pas dore, me një infrastrukturë rrugore të shkatërruar dhe një buqesi të braktisur dhe një bashki në shërbim të një grupi të vogël njerëzish. Unë jam i qartë për vështirësitë që do të na dalin para, por gjithashtu i sigurt, se me fitoren e Partisë Demokratike në 14 maj, institucioni i popullit, Bashkia, do të rikthehet në shërbim të gjithë banorëve të Peqinit. Unë ftoj banorët e Peqinit që të marrin në dorë fatin e familjeve të tyre, të fëmijëve të tyre që të ndalim këtë plagë, e cila po i ndodh Peqinit dhe gjithë Shqipërisë, shpopullimi kjo është dhimbja më e madhe e këtij populli, dhimbje e të gjithëve, tej bindjeve politike.

Ne kemi projekte dinjitoze për Bashkinë e Peqinit e mbi të gjitha ne kemi vullnetin për t’a bërë mirë dhe me dashuri çdo punë për zonën tonë. Me qytetin tonë, me fshatrat tona, ne nuk na lidh karrigia apo pushteti, nuk na lidhin dhe as na ndajnë bindjet, jo vëllezër, neve na lidh rrënja jonë peqinase. Ne, të gjithë bashkë do ta fitojmë Peqinin. Do ta fitojmë që ta zhvillojmë bashkë.

Procesi i primareve në Partinë Demokratike do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur do të mbahen votimet. Ditën e djeshme Arjan Hoxha, kryetar i Partisë Demokratike në Kamëz shpalli kandidimin për Primaret e PD. Deri më tani janë bërë publike disa kandidime. Në Tiranë janë 5 emra: Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti dhe ish-deputetët Kujtim Gjuzi e Gert Bogdani. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës. Ditën e sotme dorëzoi kandidaturën e saj për bashkinë e Kurbinit dhe Lindita Toma. Ndërkohë për bashkinë e Fierit deri më tani kanë shpallur kandidaturën Artur Mahmutaj, Edvar Kodheli dhe Albano Zhapaj.

Etiketa: PDpeqinprimareZgjedhje

Lajme të lidhura

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!
Aktualitet

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26
Berisha anulon ‘Foltoren’: Do mbështesim tubimin e Koalicionit për Familjen, terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmijët, akt kriminal
Aktualitet

Berisha anulon ‘Foltoren’: Do mbështesim tubimin e Koalicionit për Familjen, terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmijët, akt kriminal

12:16 - 01/06/26
Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!
Aktualitet

Rama humb durimin dhe i bie tavolinës. Nuk tërhiqemi nga projekti për Zvërnecin, laguna nuk preket!

11:28 - 01/06/26
Para
Punonin në një fermë kanabisi, ndalohen 80 gra në Berat

Punonin në një fermë kanabisi, ndalohen 80 gra në Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!
Aktualitet

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i cili kërkoj...

Lexo më shumë
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

12:59 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

12:55 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Ilir Meta: Të ndezim një shpresë të re që të jetë udhërrëfyes për…

Ndahet nga jeta babai I Ilir Metës, ish-presidenti pritet të marrë pjesë në ceremoninë mortore

12:41 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetmatadorbet giriş