Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Ilir Metën, pas akuzave të këtij të fundit për projektin e Portit të Durrësit.
Kreu i qeverisë shprehet se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve.
Rama shkruan në Twitter se ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse Meta që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti.
Ai paralajmëron po ashtu se PL e Metës “do na lerë shumë më shpejt se e para”, duke iu referuar LSI-së.
Reagimi
“S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht”, shprehet Rama.
“Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para”, shton ai.
Discussion about this post