GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ditë të vështira për Shqipërinë, 53% e punonjësve duan të ikin jashtë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ditë të vështira për Shqipërinë, 53% e punonjësve duan të ikin jashtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipërinë e presin ditë të vështira në drejtim të largimit të fuqisë punëtore jashtë vendit. Nxitur nga niveli i lartë i pakënaqësisë në punë, i cili ka mbetur në të njëjtat nivele për vite me radhë.

Sipas sondazhit të fundit që bëri kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC) në rreth 1400 punonjës. Rreth 53% e tyre po marrin në konsideratë të kërkojnë një punë të re, në një shtet tjetër, gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Rezultatet e anketës treguan se 25% e punonjësve 2,5 në 10 të punësuar ka shumë mundësi që të lëvizin për një punë të re, në një shtet të huaj, gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Lexo edhe: Mediat britanike përhapin panik: Të premten pritet fluks i shqiptarëve me gomone

Ndër arsyet e kryesore të largimit të punonjësve mbizotërojnë ikja për një të ardhme dhe një shkollim më të mirë për fëmijët. Si dhe pagat më të larta, ikja për një jetë më cilësore dhe një zhvillim më i mirë personal.

Anketa tregon se, tregu i punës në Shqipëri është përfshirë në tranzicion nga niveli i pakënaqësisë. P.sh. gati 62% e punonjësve janë shprehur se do të kërkojnë ndryshimin e vendit të punës gjatë 12 muajve të ardhshëm.

70% do të kërkojnë një pune të re për një pagë më të mirë, faktori kryesor dhe vendimtar për marrjen e këtij vendimi.

Mundësia për karrierë është arsye për kërkimin e një pune të re për gjysmën e punonjësve. Arsye të tjera dytësore janë nevoja për vlerësim, kultura e kompanisë, balanca punë-jetës private, stresi, atmosfera në punë, etj.

Motivacionet që i shtyjnë punonjësit për të kërkuar punë të re janë të ngjashme nga viti në vit. Por gjithsesi në vitin 2022 vihet re një përforcim i peshës që zë paga në këtë vendim. Si dhe peshës në rritje që ka kultura e punës në një kompani dhe balanca mes punës dhe jetës private.

Paga është arsyeja kryesore për të kërkuar punë të re dhe ka peshë të ngjashme në Shqipëri dhe Kosovë.

Në Kosovë, mundësia për karrierë merr peshë më të madhe. Ndërsa në Shqipëri, arsye të tjera si të ndierit i/e vlerësuar, kultura e kompanisë, balanca punë-jetë private, atmosfera dhe stresi në punë si dhe marrëdhënia me drejtuesit.

16% e punonjësve në Shqipëri dhe 21% e punonjësve në Kosovë, punojnë gjithmonë në fundjava dhe/ose në festa zyrtare. 20% e punonjësve të kompanive private deklarojnë se punojnë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare. Ndërsa në institucione publike puna në fundjavë dhe festa ndodh më rrallë. Konkretisht vetëm mes 4% të punonjësve.

Rezultatet tregojnë përmirësim në 2022, për sa i përket punës në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare, për punonjësit në Shqipëri. Gjatë vitit 2019, 21% e punonjësve punonin gjithmonë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare. Ndërsa gjatë vitit 2022 kjo shifër ka zbritur në 16%./Monitor

 

Etiketa: jashteKryesore1punonjesShqiperi

Lajme të lidhura

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë
Aktualitet

Shqipëria, me pagën minimale më të ulët në Europë

15:27 - 31/07/26
Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë
Aktualitet

Zjarret dogjën mbi 16 mijë hektarë në 2025, vetëm humbja e lëndës drusore arrin 7.19 miliardë lekë

13:28 - 29/07/26
Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjtë se Europa edhe për veshjet

09:38 - 29/07/26
Para
Sherr mes shqiptarëve në Greqi, 43-vjeçari plagoset me thikë në bark

Sherr mes shqiptarëve në Greqi, 43-vjeçari plagoset me thikë në bark

Discussion about this post

TË FUNDIT

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!
Aktualitet

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me videot e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetas italian i...

Lexo më shumë
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com