GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dy tenderë pa garë/ Blerim Shera i Vorës hedh 60 mln lekë për detergjent dhe lyerje shkollash

12:56 - 11/11/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkia Vorë kujtohet të lyejë shkollat dhe kopshtet në fillim të dimrit.
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Vorë kujtohet të lyejë shkollat dhe kopshtet në fillim të dimrit. Kështu, pasi fitoi zgjedhjet më 6 mars të këtij viti dhe u bë kryebashkiak i Krujës, Blerim Shera, këto janë nga “investimet” në qytet. Tashmë që jemi në prag të zgjedhjeve të ardhshme, prandaj duhet pak bojë në fasada! Kryebashkiakët aktualë po vihen sërish në lëvizje, prandaj edhe Blerim Shera është vënë në aksion. Ai ka mbyllur dy tenderë në një ditë me vlerë 60 milionë lekë, të dy në kundërshtim me ligjin e prokurimeve. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shpenzime për mirëmbajtje e objekteve ndërtimore, shkolla e kopshte, çerdhe”, për të cilin është lënë në dispozicion fondi me vlerë 4 992 574,00 lekë të reja, ose 50 milionë lekë të vjetra.

Për këtë tender kanë paraqitur interes deri më datë 17 tetor 3 kompani. Por, Shera i ka skualifikuar menjëherë dy prej tyre me justifikimin se nuk kanë dorëzuar dokumente origjinale që vërtetojnë se kanë eksperienca të mëparshme në këtë “shërbim”.  Kështu, në garë ka mbetur vetëm kompania “GRIALD” sh.p.k. në pronësi të Gëzim Halilit. Dhe me datë 10 nëntor, tenderi është firmosur në emrin e këtij të fundit.

Dokumentet tregojnë se kontrata u firmos pa zhvilluar një garë të mirëfilltë, duke bërë që ky projekt të klasifikohet nga Open Data në tenderët me “Red Flag”. Duhet shtuar këtu fakti se, oferta e “Griald shpk” ishte më e shtrenjtë se ofertat e dy kompanive të tjera. Këtu është shkelur një pikë tjetër e ligjit për prokurimet, duke bërë që ky fond të xhirohet në xhepat e Halilit dhe jo në dobi të qytetarëve.

Kompania “Griald” sh.p.k. njihet si një firmë që ka marrëdhënie mjaft të mira me kryebashkiakët e të dyja palëve. Madje më shumë tenderë ai i gëzon nga Bashkia Shkodër, drejtuar nga demokrati Bardh Spahia. Sipas të dhënave të publikuar nga “Spending Data”, në 2 vitet e fundit Gëzim Hallili ka përfituar 2 miliardë lekë tenderë. Vetëm 4 prej tyre janë nga Bashkia Tiranë, ndërsa pjesa tjetër i janë dhënë dhuratë nga Bashkia Shkodër. Përqindja më e madhe, rezulton pas 6 marsit 2022, kur Bardh Spahia mori timonin e Bashkisë.

10 milionë lekë për detergjente

Me tenderin tjetër, sërish pa garë, Shera ka shpenzuar 10 milionë lekë për detergjente. Pasi e bëri llum zonën pa asnjë investim, tashmë kërkon “ta pastrojë” duke e zhytur edhe me keq.  Bëhet fjalë për prokurimin me numër reference REF-46652-10-19-2022 dhe objekt “Blerje detergjente për pastrim, Bashkia Vorë”.

Edhe për këtë rast kanë paraqitur ofertë 4 kompani. Por sërish Shera i ka përjashtuar ato dhe ka lënë të disponueshme vetëm ofertën e kompanisë “ATLANTIK 3” sh.p.k. Si në rastin e mësipërm, kjo kompani e ka marrë tenderin pa garë. Ndërkohë, kompanitë e tjera kanë pranuar që të kryejnë këtë shërbim me vlerën 800 mije lekë. Por, Shera pëlqen shpenzimet e mëdha dhe ka anashkaluar të gjitha këto oferta ekonomike. Këto janë raste të zakonshme për “ATLANTIK 3” shpk, pasi lista e tenderëve të përfituar është shumë e gjatë. Kjo firmë ka përfituar 80 milionë lekë tenderë në 2 vjet. Nga dokumentet evidentohet se, të gjitha i janë dhënë nga bashkitë dhe një pjesë e mirë konstatohen në thyerje të rregullave të prokurimit.

 

 

Lexo edhe :Blerim Shera bën pis Vorën me tenderat e pastrimit, 4 miliardë lekë në xhepat e një personi

Etiketa: abuzimBashkia VoreBlerim Sherakryesore2tender

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
“Përgjysmim të tarifave”, Berisha shpalos programin e PD: Subvencion për studentët

Berisha i fton të gjithë në protestë, përveç...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pa një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar situatën brenda opozitës dhe takimet e ish-deputetit Ervin Salianji me demokratët, duke...

Lexo më shumë
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com