GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Mos revoltoni protestuesit”, Berisha paralajmëron policinë: Mjerë ai që i prek

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mos revoltoni protestuesit”, Berisha paralajmëron policinë: Mjerë ai që i prek
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë sot në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët. Një ditë para protestës së opozitës, ai dha një mesazh për Policinë e Shtetit. Berisha i paralajmëroi efektivët që të mos revoltojnë njerëzit. Sipas liderit të djathtë, protesta është e drejtë kushtetuese.

“Mesazhi im është mos revoltoni protestuesit, kaq është. Ata vijnë në të drejtat e tyre kushtetuese.

Vijnë të provokuar në shkallën më të lartë nga një njeri që po ua dëbon fëmijët dhe njerëzit nga shtëpitë e tyre, po i vjedh dhe plaçkit çdo ditë. Kaq është mesazhi im. Asgjë s’mund të zvogëlojë dimensionet e protestës që do jetë nesër”.

Lexo edhe: Nesër protesta, Berisha del me mesazh të fortë: Kulmi i zemërimit të qytetarëve

“Po, ju kam deklaruar se opozita është në protestë, populli opozitar është në protestë kundër kësaj qeveri dhe populli opozitar do të përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile dhe do shpallë moton e tij në protestë sepse ne nuk mund të pajtohemi kurrë me shpërbërjen e kombit shqiptar nga konfiskimi i lirive të shqiptarëve nga një qeveri  lidhur kryekëput me krimin, drogën, vjedhjen, mashtrimin.

Ne e kemi shumë seriozisht këtë betejë. Kemi pasur një periudhë që kemi pasur probleme organizimi, riorganizimi, kemi primaret të cilat po ecin shumë mirë dhe që do i vazhdojmë me vendosmërinë më të madhe, por nga ana tjetër kemi armikun e votës dhe të lirive. Me të ne do përballemi siç e meriton”, deklaroi Berisha.

I pyetur për orarin e protestës, teksa Policia ka njoftuar se ka dhënë leje vetëm për dy orë, Berisha tha se do të vazhdojë sa të dojë populli opozitar.

“Policia në interesin e saj më të mirë të mos bëhet mercenare e Edi Ramës, këtë i them policisë. Ka kushtetutë, protestuesit janë fuqia absolute korale e vendit, mjerë ai që i prek. Sa të dojë populli opozitar, sa t’i teket popullit opozitar, ai nesër është sovrani i Shqipërisë”, tha kreu i PD.

Ndër të tjera Berisha tha se nesër protestën e udhëheq populli opozitar, të cilit i bashkohen edhe partitë.
“Bashkëpunimi me çdo opozitar është i vetëkuptueshëm. Janë momentet këto kur sovrani del mbi partitë. Të themi atë që është. Nesër në protestë vërshon populli opozitar. Të gjitha partitë opozitare e gjejnë veten aty. Nesër Shqipërinë e udhëheq populli opozitar”, përfundoi Berisha.

Etiketa: Kryesore1PoliciprotesteSali Berisha

Lajme të lidhura

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin
Breaking Views

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen
Breaking Views

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26
Para
Gjendet i vdekur dizajneri i njohur në Gjakovë

Gjendet i vdekur dizajneri i njohur në Gjakovë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26

Një tragjedi është regjistruar në Messina të Italisë, ku shembja e një pallati ka lënë pas viktima dhe persona të...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com