GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I penduari Nuredin Dumani del nga burgu, SPAK kërkon…

15:15 - 12/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuredin Dumani rrëfen si e ka nisur “profesionin”: Grabita 8 kg flori dhe 30 ora
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuredin Dumani, njëri nga 4 bashkëpunëtorët e prokurorisë së posaçme SPAK ka dalë nga ambientet e burgut. Nën shoqërinë e oficerëve të BKH, është çuar në vendet ku ka zhvilluar takimet. Ai ka treguar se në ato vende ka rënë dakord për marrjen e porosive të vrasjeve.

Dumani është çuar në disa vende në Tiranë, Durrës, në Rrogozhinë dhe Elbasan. Ai ka identifikuar pikat e takimit mes personazheve të botës së krimit.

Nuredin Dumani është dëshmitari kryesor dhe më i rëndësishme i SPAK. Tre bashkëpunëtorët e tjerë janë Henrik Hoxhaj, Klevis Alla dhe Euglen Halili.

I shoqëruar nga oficerët e BKH-së dhe Policisë së Shtetit, Dumani mësohet të jetë çuar në Elbasan. Atje ka identifikuar pozicionin e goditjes në 29 Mars 2022, në zonën e Papërit.

Pikërisht në këtë vend, ai ka treguar trajektoren e lëvizjes, vendin e dorëzimit të një automatiku kallashnikov tek një person. Ai mbërriti atë ditë nga Elbasani në Papër si dhe momentin final të goditjes me armë nga Talo Çela.

Njëherësh, Dumani ka identifikuar dhe pallatin në Elbasan ku ka zhvilluar takim me Erjon Alibej dhe Arjan Spahinë. Me këta ka lidhur një marrëveshje për spastrimin e 7 personave.

Dumani ka çuar SPAK-un dhe BKH-në dhe në shtëpinë e braktisur në Krastë, ku siç ka treguar në rrëfimin e tij, në atë shtëpi ai ka takuar Florenc Çapjan, Bledar Muçën dhe Ervis Çaushollin, ku së bashku kanë diskutuar planin për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.

Njëherësh Nuredin Dumani, i ka treguar SPAK dhe pikat e takimit që ka bërë me disa personazhe në Tiranë, ku një ndër to është dhe lokali ku është takuar avokatin Alban Bengasi.

Po kështu Dumani ka çuar SPAK dhe tek hyrja e një garazhi në Durrës, ku siç pretendon ai, së bashku me Talo Çelës kanë vrarë për llogari të Fetsim Qolit, Fatmira Dedaj, nënën e Ervis Dedaj.

Në rrëfimin e tij dhënë në SPAK, Dumani ka treguar dhjetëra emra të botës së krimit, me të cilët ai ishte takuar dhe kishte rënë dakord për të kryer vrasje.

Pjesën më të madhe të vrasjeve Dumani i ka kryer me pagesë, duke ekzekutuar shokët e tij të ngushtë me të cilët ai disa kohë më parë kishte kryer vrasje.

Etiketa: BurgDumaniSpakVrasje

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
“Jam gati ta vras”, e moshuara shpërthen ndaj Ramës: Është monstër

“Jam gati ta vras”, e moshuara shpërthen ndaj Ramës: Është monstër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com