GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Frymëzoi filmin e Tom Hanks, vdes njeriu që jetoi 18 vite në aeroportin e Parisit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Frymëzoi filmin e Tom Hanks, vdes njeriu që jetoi 18 vite në aeroportin e Parisit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërron jetë iraniani që qëndroi për 18 vite në aeroportin e Parisit. Për shkak të një harrese diplomatike, Mehram Karimi Nasseri e bëri një zonë të vogël të aeroportit Roissy Charles de Gaulle si shtëpinë e tij në vitin 1998.

Më pas, eksperienca e tij frymëzoi filmin e vitit 2004, ‘The Terminal’, me protagonist Tom Hanks.

Nasserit përfundimisht iu dha e drejta për të jetuar në Francë. Por ai përfundoi duke u kthyer në aeroport disa javë më parë, ku vdiq nga shkaqe natyrore, tha një zyrtar i aeroportit për AFP.

I lindur në vitin 1945 në provincën iraniane të Khuzestanit, Nasseri fillimisht fluturoi në Evropë në kërkim të nënës së tij.

Ai kaloi disa vite duke jetuar në Belgjikë, pasi ishte dëbuar nga vende. Duke përfshirë Britaninë e Madhe, Holandën dhe Gjermaninë për shkak të mungesës së dokumenteve të sakta të imigracionit. Më pas ai shkoi në Francë, ku e bëri shtëpinë e tij terminalin 2F të aeroportit.

I vendosur në stolin e tij, i rrethuar nga karroca që përmbanin pasuritë që kishte grumbulluar. Ai i kalonte ditët duke shkruar për jetën e tij në një fletore dhe duke lexuar libra e gazeta.

Historia e tij tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe regjisorit Stephen Spielberg, i cili drejtoi The Terminal, me Hanks dhe Catherine Zeta-Jones.

Pas publikimit të filmit, gazetarët u dyndën për të folur me njeriun që kishte frymëzuar një film të Hollivudit. Në një moment, Nasseri, i cili e quajti veten “Sir Alfred”, jepte deri në gjashtë intervista në ditë, raporton Le Parisien.

Pavarësisht se iu dha statusi i refugjatit dhe e drejta për të qëndruar në Francë në vitin 1999, ai qëndroi në aeroport deri në vitin 2006. Kur u dërgua në spital për t’u trajtuar për një sëmundje. Më pas ai kaloi kohë duke jetuar në një bujtinë duke përdorur paratë që kishte marrë për filmin.

Nasseri u kthye në aeroport disa javë më parë, ku jetoi derisa vdiq, tha një zyrtar i aeroportit.

Atij iu gjetën disa mijëra euro në posedim, shtoi zyrtari.

Etiketa: aeroportParistom hanks

Lajme të lidhura

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën
Botë

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Zelensky letër të hapur Putinit: Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë
Botë

Zelensky letër të hapur Putinit: Le t’i japim fund luftës me një takim kokë më kokë

15:29 - 05/06/26
Para
“Kemi firmosur një marrëveshje”, Meta publikon foton krah Berishës

“Kemi firmosur një marrëveshje”, Meta publikon foton krah Berishës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët!
Breaking Views

“I infiltruari i Erion Veliajt në krye të protestës për Zvërnecin”, PD: Pastroni radhët!

16:44 - 07/06/26

Në shtatë ditët e para të protestës, demokratët e kanë ndjekur atë përmes rrjeteve sociale. Në shtatë ditët e para...

Lexo më shumë
Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

Nga spitali, Braçellari mohon lidhjet me drogën dhe shmang pyetjet për vrasjen e policit

14:35 - 07/06/26
Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

Vrau policin, plagosi një tjetër, Violand Braçellarit i komunikohet “arresti me burg” nga spitali i Traumës

14:22 - 07/06/26
Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

Bardhi: Gati nisma në Kuvend, me protestuesit na bashkon shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike

14:11 - 07/06/26
Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

Gjendet i mbytur në lumin Mat ish-drejtuesi i Gardës, reagojnë me dhimbje kolegët

13:26 - 07/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişcasino siteleriCasibom Girişcasibomcasibom