GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ceremonia përkujtimore e ushtarëve britanikë bën bashkë demokratët dhe socialistët

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ceremonia përkujtimore e ushtarëve britanikë bën bashkë demokratët dhe socialistët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme në Tiranë është mbajtur ceremonia përkujtimore për ushtarët britanikë të cilët kanë humbur jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore në vendin tonë.

Të pranishëm në varrezat që ndodhen në Liqenin Artificial, ishin politikanë, diplomatë dhe drejtues institucionesh me rëndësi.

Mes tyre ishin ambasadorët britanik dhe amerikan, Alastair King Smith dhe Yuri Kim. Mes politikanëve janë deputetët e PD-së, Lulzim Basha, Belind Këlliçi, Bujar Leskaj, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Ndërsa nga socialistët janë të pranishëm, Taulant Balla, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Fatmir Xhafaj dhe Elisa Spiropali.

Edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela e drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ishin të pranishëm.

Kjo ceremoni përkujton ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Gjatë kësaj lufte 52 ushtarakë britanikë dhe të Komonuelthit u vranë në vendin tonë.

Sakrifica e tyre për shumë kohë nuk përmendej në të dhënat historike të Shqipërisë pasi Britania konsiderohej  nga regjimi i shkuar komunist, si vend imperialist armik. Në tetor 1944, 40 komando të marinës britanike  nisën një sulm për të vënë nën kontroll  qytetin  jugor të Sarandës.

Kur zbarkuan në një nga gjiret e qytetit  hasën një rezistencë të fortë nga ana e forcave gjermane. Megjithatë, ata arritën të thyenin rezistencën e këtyre forcave duke iu bashkuar forcave të partizanëve shqiptarë për të vazhduar më tej luftën.

Varrezat memoriale janë ndërtuar  në vitin 1994, në afërsi të vendit ku  autoritetet komuniste kishin varrosur trupat e  ushtarëve të rënë britanikë në një varr të përbashkët të pashënuar, nën një prej rrugëve afër ndërtesës së Universitetit të Tiranës.

Etiketa: DemokratësocialisteTirane

Lajme të lidhura

Trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali/ Mbyllet hetimi për 66 persona, kush janë personat e përfshirë
Aktualitet

Trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali/ Mbyllet hetimi për 66 persona, kush janë personat e përfshirë

17:41 - 29/08/26
Zjarr në Malësinë e Krujës, flakët përhapen me shpejtësi, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Aktualitet

Zjarr në Malësinë e Krujës, flakët përhapen me shpejtësi, kërkohet ndërhyrje nga ajri

17:25 - 29/08/26
Albin Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut
Aktualitet

Albin Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

17:05 - 29/08/26
Para
Formacionet zyrtare/ Atalanta-Inter ndez Serie A, merret vendimi për Gjimshitin dhe Asllanin

Atalanta-Inter ndez Serie A, merret vendimi për Gjimshitin dhe Asllanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Befasi në ‘Anfield’! Liverpooli ngec sërish në Premier League
Sport

Befasi në ‘Anfield’! Liverpooli ngec sërish në Premier League

18:02 - 29/08/26

Liverpooli është ndalur në barazim 2-2 në shtëpi ndaj Nottingham Forest, në sfidën e javës së dytë të Premier League....

Lexo më shumë
Trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali/ Mbyllet hetimi për 66 persona, kush janë personat e përfshirë

Trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali/ Mbyllet hetimi për 66 persona, kush janë personat e përfshirë

17:41 - 29/08/26
Zjarr në Malësinë e Krujës, flakët përhapen me shpejtësi, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarr në Malësinë e Krujës, flakët përhapen me shpejtësi, kërkohet ndërhyrje nga ajri

17:25 - 29/08/26
Albin Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Albin Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

17:05 - 29/08/26
Gazment Bardhi: Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërsa Tirana po mbytet nga plehrat

Gazment Bardhi: Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërsa Tirana po mbytet nga plehrat

16:53 - 29/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com