GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Pasaportat reklamohen në TikTok”, metoda e re për të mbërritur në Angli

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pasaportat reklamohen në TikTok”, metoda e re për të mbërritur në Angli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat britanike i janë vënë pas të gjithë emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që reklamojnë bizneset por edhe transportin deri në ishull. Të njëjtën gjë tregon dhe një hetim i “Sun on Sunday”, në të cilin thuhet se si emigrantët ilegalë shqiptarë po përdorin kopje të pasaportave të teknologjisë së lartë.

Ekspertët që punojnë për bandat e trafikimit po kopjojnë çipa biometrike në dokumente reale. Hetuesit tonë iu ofrua një paketë ku përfshihej pasaportë false dhe patentë për vetëm 2600 £, me tarifën që është ulur edhe më shumë se kostoja e kalimit në Kanal. Shqiptarëve u ndalohet hyrja në Mbretërinë e Bashkuar pa viza, por ata mund të hyjnë si turistë ose për biznes duke përdorur pasaporta nga një vend i BE-së.

Lexo edhe: “E turpshme”/ Protesta e shqiptarëve në Londër, revoltohet politikani britanik

Këtu kemi një video të një pasaporte greke me të dhëna biometrike të prodhuara nga trafikantët. Një e re shqiptare reklamon mjetet e falsifikuara të identifikimit në TikTok, ndërsa tregon jetën e saj të begatë në Britaninë e Madhe. Ion Daci, e përdorur nga bandat për të nxitur mashtrimin e të rinjve u thotë 239,700 ndjekësve të saj se si “të hapin llogari bankare false, të blejnë pasaporta, ID dhe patentë”.

Këto publikime vijnë në një kohë që kryeministri Rishi Sunak dhe presidenti francez Emmanuel Macron po punojnë për të rregulluar si duhet marrëveshjen e tyre për të goditur kalimet e emigrantëve të paligjshëm në Angli.

Por një burim shqiptar tha: “Bandat janë gjithmonë një hap përpara. Biznesi i pasaportave të rreme po lulëzon sepse ato janë kopje të sakta të gjësë reale dhe i lejojnë emigrantët të shmangin rrezikun e kalimit dhe mjerimin e kampeve në Mbretërinë e Bashkuar”. Burimet thonë se emigrantët e paligjshëm shmangin aeroportet e Londrës ku kontrollet kufitare janë më të rrepta, duke zgjedhur qendra më të vogla si Glasgow, Birmingham dhe Mançester.

Hetuesi ynë kontaktoi me trafikantët në WhatsApp dhe ata na thanë: “Pasaporta plus ID plus patentë kushton 3000 Euro (£ 2,618)”. Na u tha të paguanim një depozitë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, “kur të marrim nga ju karakteristikat biometrike dhe shenjat e gishtërinjve”. Të pyetur nëse falsifikimet ishin përdorur tashmë me sukses për të hyrë në Britani, ata u përgjigjën: “Po, kryesisht me pasaportë bullgare”.

Etiketa: AnglimetodaTik tok

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Ministrat e G20 bëjnë gati fondin për pandeminë e ardhshme

Ministrat e G20 bëjnë gati fondin për pandeminë e ardhshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin
Aktualitet

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26

Në përfundim të afatit të aplikimit, KLP ka konfirmuar se në garë janë 5 kandidatë, të cilët kanë paraqitur kërkesën...

Lexo më shumë
Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

17:45 - 04/08/26
Përkeqësohet situata/ Flakët i afrohen banesave në Mallakastër, evakuohet një familje dhe ndërhyhet nga ajri

Përkeqësohet situata/ Flakët i afrohen banesave në Mallakastër, evakuohet një familje dhe ndërhyhet nga ajri

17:37 - 04/08/26
Zjarret pushtojnë vendin, Rama ikën me pushime, filmohet duke lundruar me skaf në Dhërmi

Zjarret pushtojnë vendin, Rama ikën me pushime, filmohet duke lundruar me skaf në Dhërmi

17:29 - 04/08/26
Zjarri në shtëpinë dykatëshe në Lushnje, dyshohet se shkaku ishte defekti në kondicioner

Zjarri në shtëpinë dykatëshe në Lushnje, dyshohet se shkaku ishte defekti në kondicioner

17:10 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com