GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protesta e 12 nëntorit, Avokati i Popullit: Kishte shoqërime të dhunshme

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e 12 nëntorit, Avokati i Popullit: Kishte shoqërime të dhunshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati i Popullit ka reaguar për protestën e 12 nëntorit në Tiranë, të organizuar nga opozita e bashkuar.

AP shprehet se në protestë kishte shoqërime të dhunshme e se policia ka penguar institucionin e Avokatit të Popullit në punët e saj.

NJOFTIM I AVOKATIT TË POPULLIT PAS MONITORIMIT TË PROTESTËS SË 12 NËNTORIT NË KRYEQYTET:

Avokati i Popullit ka monitoruar protestën e datës 12.11.2022 të zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga parti politike të opozitës.

E drejta për protestë paqësore është një e drejtë kushtetuese dhe Avokati i Popullit vlerëson kontributin e të gjithë aktorëve, që tubimi i datës 12 nëntor, në tërësinë e tij, i plotësoi këto parashikime.

Përfaqësues të institucionit tonë kanë qenë të pranishëm në terren, përgjatë gjithë zhvillimit të protestës duke monitoruar nga afër sjelljen e të dyja palëve dhe për të konstatuar çdo abuzim eventual me të drejtat që u garantohen qytetarëve apo çdo tejkalim në ushtrimin e të drejtës për protestë.

Nga ana tjetër, ndërkohë që vlerëson bashkëpunimin me institucionin e Policisë së Shtetit në kuadrin e mandatit te tij për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve gjatë inspektimit e monitorimit të gjendjes në komisariatet e policisë, Avokati i Popullit konstaton se e njëjta gjë nuk ndodh me monitorimin e kryer në terren gjatë protestës.

Konkretisht, institucioni gjen rastin të shprehë shqetësimin në lidhje me një incident, gjatë ndalimit të një qytetari, pjesëmarrës në protestë.

Ndërkohë që përfaqësues të Avokatit të Popullit, me identifikimin përkatës kanë kërkuar të monitorojnë nga afër procesin e shoqërimit të këtij qytetari, ata janë penguar të kryejnë detyrën e tyre nga dy punonjës të Policisë së Shtetit të identifikuar nga ana jonë.

Avokati i Popullit e dënon dhe e konsideron të papranueshme këtë qasje ndaj institucionit tonë kushtetues, më të rëndësishmit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe ka nisur hetimin në lidhje me këtë incident.

Etiketa: APnentoritshoqerime te dhunshme

Lajme të lidhura

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!
Breaking Views

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Para
Sherr në një zyrë shtetërore në Vlorë/ 29-vjeçari rreh punonjësen, shpallet në kërkim

Shiste celularë të kontrabanduar, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

Me thirrjet “Nesër më shumë” ka përfunduar edhe protesta e 123 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët shprehet të...

Lexo më shumë
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

Hetimet për ish-shefen e SHISH, Rama: Shumë këtu e quajnë regres, nga BE dhe KE shihet si progres

20:25 - 30/09/26
“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

“Audit për Thumanë-Kashar”/ Kryetari i KLSH, Arben Shehu: Kemi hasur në presione, por ndalemi

20:03 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com