GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Thirrje për unitet/ G20 nis sot samitin, ja udhëheqësit që do të mblidhen në Bali

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Thirrje për unitet/ G20 nis sot samitin, ja udhëheqësit që do të mblidhen në Bali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara në botë, të njohura si grupi G20, hapën të martën bisedimet në ishullin Bali të Indonezisë. Thirrjet e vendit nikoqir ishin për unitet dhe për veprime konkrete në rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, na nevojitet bashkëpunim për të shpëtuar botën”, tha presidenti indonezian, Joko Widodo, përpara se liderët e vendeve më të pasura të fillonin diskutimet me dyer të mbyllura.

“G20-ta duhet të jetë katalizator për rimëkëmbjen gjithëpërfshirëse ekonomike. Ne nuk duhet ta ndajmë botën në pjesë. Nuk duhet të lejojmë që bota të futet në një tjetër luftë të ftohtë”, tha Widodo. G20-ta, e cila përfshin vende nga Brazili deri në Indi, Arabi Saudite dhe Gjermani, përbën më shumë se 80% të bruto prodhimit të brendshëm të botës, 75% të tregtisë ndërkombëtare dhe 60% të popullsisë.

Në samit pritet të merren hapa për të adresuar sigurinë ushqimore, të prekur nga pushtimi rus i Ukrainës, u tha gazetarëve një zyrtar amerikan.

Një shenjë pozitive në prag të samitit ishte takimi mes presidentit të SHBA-së, Joe Biden, dhe udhëheqësit kinez, Xi Jinping, në të cilin dy liderët premtuan komunikime më të shpeshta, pavarësisht dallimeve të mëdha. Takimi i së hënës ishte i pari sy më sy i tyre prej se Biden mori detyrën e presidentit në vitin 2021.

Lufta në Ukrainë dhe rritja globale e inflacionit, megjithatë, hodhën hije mbi samitin. Kjo është hera e parë që G20-ta takohet prej se Rusia ka nisur pushtimin e fqinjit të saj në fund të shkurtit. Pushtimi nxiti thirrjet e disa liderëve perëndimorë për bojkot të samitit dhe për tërheqjen e ftesës për presidentin rus, Vladimir Putin. Indonezia rezistoi, duke refuzuar ta tërheqë ftesën e Putinit.

Kremlini tha se Putin është shumë i zënë për të marrë pjesë në samit dhe dërgoi ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, në vend të tij.

Sipas një postimi në Twitter të ambasadorit të BE-së në Indonezi, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua samitit përmes video-lidhjes. Një komunikatë e përbashkët e G20-ës, e cila do të duhej të miratohej nga të gjitha palët, duket e pamundur, edhe pse presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ka një marrëveshje midis zyrtarëve për tekstin e saj.

Sipas një drafti të parë nga agjencia e lajmeve Reuters, udhëheqësit e G20-ës do të dënojnë përdorimin ose çdo kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore. Mbledhjet e ministrave të G20-ës kanë dështuar të prodhojnë komunikata të përbashkëta, për shkak të mosmarrëveshjeve midis Rusisë dhe anëtarëve të tjerë për gjuhën që duhet përdorur, duke përfshirë edhe atë se si të përshkruhet lufta në Ukrainë.

Perëndimi e ka akuzuar Rusinë për deklarata të papërgjegjshme për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore. Rusia, nga ana e saj, ka akuzuar Perëndimin për retorikë bërthamore “provokuese”./ REL

Etiketa: BaliIndonezisamit

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Harrojini fluturimet e lira, biletat shtrenjtohen ndjeshëm vitin e ardhshëm

Harrojini fluturimet e lira, biletat shtrenjtohen ndjeshëm vitin e ardhshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26

Një tragjedi është regjistruar në Messina të Italisë, ku shembja e një pallati ka lënë pas viktima dhe persona të...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Infantino tërhiqet pas revoltës në futbollin botëror, FIFA anulon planin për investimet private

08:34 - 01/08/26
Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com