GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Qeveria polake paralajmëron: Mund të aktivizohet neni 4 i NATO-s

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Raketat ruse godasin Poloninë, reagon NATO

Raketa ne Poloni

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria polake ka bërë një reagim zyrtar pas rënies së raketave ruse këtë mbrëmje në fshatin polak, në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Sky News, raporton se qeveria polake konfirmon se në vend ka pasur një shpërthim, që ka vrarë dy qytetarë, duke theksuar se vendi po rrit gatishmërinë e njësive ushtarake.

Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller, i cili sapo ka dhënë një konferencë për shtyp në kryeqytetin e vendit, në Varshavë.

Ai ku tha se qeveria po rrit nivelin e gatishmërisë së ushtrisë në përgjigje të shpërthimit pranë kufirit të saj me Ukrainën.

Duke folur para kamerave, Muller konfirmoi se dy persona ishin vrarë nga sulmet e ditës së sotme.

Ai u tha gazetarëve se qeveria po shqyrtonte nëse do të nxiste nenin 4, që do të nënkuptonte një takim të anëtarëve të NATO-s pasi të kërcënohej “integriteti i tyre territorial, pavarësia politike ose siguria”.

Çfarë është Neni 4 i NATO-s?

Sipas NATO-s, konsultimi sipas nenit 4 mund të çojë në veprim kolektiv midis 30 vendeve anëtare.

Polonia aktivizoi nenin 4 në vitin 2014 pas agresionit të mëparshëm rus në Ukrainë, një takim që rezultoi në përpjekje të mëtejshme të aleancës për të qëndruar së bashku kundër çdo agresori.

Neni 4 është i ndarë nga neni 5, i cili thotë se një sulm kundër një anëtari konsiderohet si sulm kundër të gjithëve.

Sakaq Polonia nuk ka konfirmuar ende burimin e shpërthimit. Moska nga ana e saj mohon të jetë e përfshirë, duke u cilësuar deklaratat polake “provokim të qëllimshëm”.

Etiketa: NATOqeveria polakeRaketat

Lajme të lidhura

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman
Botë

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj
Aktualitet

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26
Para
Miqësorja e luksit me Italinë, Air Albania “SOLD-OUT”

Miqësorja me Italinë, Air Albania “SOLD-OUT”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?
Kosovë & Rajon

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

15:29 - 06/10/26

Para 26 vitesh qytetarët e Serbisë rrëzuan autokratin Slobodan Millosheviç. Tani vendi ndodhet para zgjedhjeve vendimtare. Aleksandar Vuçiç, dëshiron të...

Lexo më shumë
Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

15:09 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

14:40 - 06/10/26
Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

14:25 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com