GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Situata në Poloni/ Biden thërret takim urgjent, ja çfarë pritet

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Situata në Poloni/ Biden thërret takim urgjent, ja çfarë pritet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësit botërorë të mbledhur për një takim të vendeve të G-20 në Bali të Indonezisë, zhvilluan një takim urgjent mëngjesin e së mërkurës. Pasi dy individë u vranë gjatë shpërthimeve. Për të cilat autoritetet ukrainase dhe polake thonë se u shkaktuan nga raketa ruse.

Takimi u thirr nga Presidenti Joe Biden, tha Shtëpia e Bardhë, pas një shpërthimi në fshatin Przewodow në lindje të Poloninsë, pranë kufirit me Ukrainën.

Në takim morën pjesë udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Kanadasë, Holandës, Japonisë, Spanjës, Italisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

Presidenti Joe Biden i ka ofruar Polonisë mbështetje dhe ndihmë të plotë amerikane. Lidhur me hetimet mbi shpërthimin pranë kufirit me Ukrainën që u mori jetën dy individëve.

Presidenti Biden foli me homologun polak Andrzej Duda dhe i shprehu ngushëllimet e thella për humbjen e jetëve mbrëmjen e së martës. Njoftoi Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.

Presidenti Duda e informoi zotin Biden lidhur me hetimet e vendit të tij. Mbi shpërthimin në pjesën lindore të vendit, pranë kufirit me Ukrainën.

Presidenti Biden rikonfirmoi angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s. Të dy udhëheqësit u pajtuan që ata dhe ekipet e tyre të qëndrojnë në kontakt të ngushtë. Për të përcaktuar hapat e duhur ndërsa vazhdojnë hetimet, përfundon njoftimi i Shtëpisë së Bardhë.

Presindeti polak Andrzej Duda tha gjatë një konference shtypi se ishte e ditur që Rusia goditi me raketa Ukrainën gjatë së martës. Por, tha ai, për momentin nuk ka prova se kush e lëshoi raketën.

Kam besim të plotë se hetimet do ta sqarojnë këtë, tha ai. Ka shumë të ngjarë që raketa të ishte e prodhimit rus. Por gjithçka po hetohet. Presidenti Duda tha se të mërkurën ka shumë të ngjarë që të aktivizohet Neni 4 i NATO-s gjatë një takimi të aleancës.

Sipas Nenit 4 të traktatit, vendet anëtare mund të sjellin për diskutim çështje shqetësuese.

Kryesisht që lidhen me sigurinë e një vendi pjestar të aleancës. Që nga krijimi i NATO-s në vitin 1949. Neni 4 është aktivizuar disa herë, për shembull nga Turqia.

Në një konferencë shtypi, Kryeministri Mateusz Morawieck tha se Polonia ka vendosur të rrisë gatishmërinë luftarake. Sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen e hapësirës ajrore të Polonisë. Në bashkëpunim me vendet aleate. Kryeministri bëri të ditur vendimin për të thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Varshavë.

Zoti Morawieck tha se Polonia po bashkëpunon me ekspertët ndërkombëtarë. Kjo për identifikimin e shkaqeve të asaj që ndodhi në fshatin pranë kufirit me Ukrainën.

Dy persona humbën jetën nga një shpërthim në një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën të martën, thanë zjarrfikësit.

Njësitë e specializuara polake në bashkëpunim me aleatët e NATO-s po hetojnë lidhur me njoftimet e pakofirmuara se shpërthimi ishte shkaktuar nga raketa ruse që kanë devijuar objektivat.

Shpërthimi të martën ndodhi ndërsa Rusia goditi me raketa qytete të shumta në mbarë Ukrainën. Kievi tha kjo ishte vala më e ashpër goditjeve që nga fillimi i agresionit. Disa nga raketat goditën qytetin Lviv, më pak se 80 kilometra larg kufirit me Poloninë.

Një zyrtar i NATO-s tha se aleanca po shqyrtonte njoftimet dhe po konsultohej nga afër me Poloninë.

Agjencia e lajmeve Associated Press citoi një zyrtar të lartë të zbulimit amerikan të ketë thënë se, shpërthimi në fshatin lindor polak Przewodow ishte shkaktuar nga raketat ruse që kishin rënë në Poloni.

Ndërkohë, Pentagoni dhe Departamenti i Shtetit thanë se nuk mund të konfirmonin se raketat ruse kishin rënë në territorin polak.

“Kemi dijeni mbi njoftimet e shtypit që pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur një zonë brenda Polonisë pranë kufirit me Ukrainën. Për momentin nuk kemi asnjë informacion dhe po e shqyrtojmë situatën edhe më tej”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Patrick Ryder.

Ministria ruse e mbrojtjes i mohoi raportet se raketat ruse kishin rënë në Poloni. Duke i cilësuar ato si “një provokim i qëllimshëm që synon përshkallëzimin e situatës”.

Mbrëmjen e së martës, kryeministri polak Mateusz Morawiecki thirri një takim urgjent të komitetit qeveritar për çështjet e sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes. Tha në rrjetin Twitter zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller.

Radioja polake ZET raportoi se dy raketa “qorre” goditën fshatin Przewodow. Duke vrarë dy persona, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Fshati ndodhet 6 km nga kufiri me Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha pa ofruar prova, se raketat ruse kishin goditur Poloninë.

Zyrtarë të lartë nga Gjermania, Norvegjia, Lituania dhe Estonia, vende anëtare të NATO-s, thanë se po përpiqeshin të mblidhnin më shumë informacione. Kjo në bashkëpunim me Poloninë dhe aleatët e tjerë. /VOA

Etiketa: BidenPoloniTakim

Lajme të lidhura

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
Aktualitet

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

17:08 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman
Botë

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)
Aktualitet

Tragjedi në Itali! Bie nga skela e pallatit ku po punonte, ndërron jetë shqiptari (Emri)

12:07 - 06/10/26
Para
Luana Vjollca habit me veprimin ndaj Bora Zemanit, shkak Donaldi!

Luana Vjollca habit me veprimin ndaj Bora Zemanit, shkak Donaldi!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari, Skënderbeu dhe Besëlidhja kualifikohen në turin tjetër
Sport

Kupa e Shqipërisë/ Flamurtari, Skënderbeu dhe Besëlidhja kualifikohen në turin tjetër

17:28 - 06/10/26

Janë luajtur ditën e sotme 3 ndeshje të turit të 1/32-ve të finales së Kupës së Shqipërisë. Flamurtari, Skënderbeu dhe...

Lexo më shumë
Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi

17:08 - 06/10/26
Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit

Ndarja e re territoriale/ Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i PS po thellon shpopullimin e vendit

16:45 - 06/10/26
Afati mbaron sot në mesnatë, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së

Afati mbaron sot në mesnatë, Albin Kurti: Pa president nuk mund të ndihmojmë katër drejtuesit e UÇK-së

16:32 - 06/10/26
Gjendet i pajetë një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe, dyshimet e policisë

Gjendet i pajetë një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe, dyshimet e policisë

16:14 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com