GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Rusia “vlerëson” reagimin e SHBA ndaj incidentit të raketave polake

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia “vlerëson” reagimin e SHBA ndaj incidentit të raketave polake
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kremlini vlerësoi të mërkurën përgjigjen “e matur” të Uashingtonit pasi një raketë ra në Poloni dhe presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte e pamundur që ajo të kishte ardhur nga Rusia.

“Në këtë rast, vëmendje duhet t’i kushtohet përgjigjes së matur dhe më profesionale nga pala amerikane,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Lexo edhe: “Tërhiqu plotësisht”, udhëheqësit botërorë ‘ultimatum’ Rusisë

Kjo referuar deklaratës së presidentit Biden i cili u shpreh se nuk beson se sulmi kishte ardhur nga Rusia, ndërkohë që Peskov shtoi se sa i përket incidentit në Poloni, Rusia nuk ka asnjë lidhje me të.

I pyetur nëse raketa ishte lëshuar nga Rusia, Biden tha se kishte informacion paraprak që e kundërshton atë, teksa shtoi se nuk ka gjasa që të jetë shkarkuar nga Rusia.

Presidenti polak Andrzej Duda gjithashtu bëri thirrje për qetësi, duke thënë se nuk kishte “prova të qarta” se nga erdhi raketa dhe se ai e shihte atë si një incident “të izoluar”.

Ministria ruse e mbrojtjes mohoi përgjegjësinë e Rusisë në shpërthimin vdekjeprurës.

“Fotografitë e rrënojave u identifikuan pa mëdyshje nga ekspertët ushtarakë rusë si fragmente të një rakete të drejtuar kundërajrore të një sistemi ukrainas të mbrojtjes ajrore S-300. Sulme precize u kryen në objektiva vetëm në territorin e Ukrainës dhe në një distancë jo më të afërt se 35 kilometra nga kufiri ukrainas-polak”, tha ministria në një deklaratë.

Një raketë ra në Poloni pranë kufirit me Ukrainën të martën, duke vrarë dy persona. Incidenti erdhi ndërsa liderët botërorë u mblodhën për G20 në Bali, ku krerët e shteteve perëndimorë paralajmëruan që të mos nxirren përfundime të shpejta.

Etiketa: RAKETARusisulme

Lajme të lidhura

Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!
Botë

Kryeministri Burnham pranon për herë të parë: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit!

18:30 - 11/10/26
Raportohet për shpërthim të fuqishëm në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite
Botë

Raportohet për shpërthim të fuqishëm në aeroportin e Riadit në Arabinë Saudite

16:43 - 10/10/26
Fshihej në shtëpinë e së dashurës, arrestohet nga policia italiane i shumëkërkuari shqiptar
Aktualitet

Shqiptari shtiret si polic për t’i vjedhur bizhuteritë gazetares italiane, ajo i ngre kurth

09:26 - 10/10/26
Para
Arrestimet për inceneratorët, vjen reagimi i PD

Arrestimet për inceneratorët, vjen reagimi i PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllet protesta e 134-t, paralajmërohet: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës!
Breaking Views

Mbyllet protesta e 134-t, paralajmërohet: Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës!

22:55 - 11/10/26

Është mbyllur protesta e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas marshimit të qytetarëve në kryeqytet dhe thirrjeve për...

Lexo më shumë
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
Vazhdon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

Vazhdon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen

22:04 - 11/10/26
“Kam ardhur nga emigrimi për protestën”/ Qytetari: Qëndresa për 134 ditë, gjëja më e bukur!

“Kam ardhur nga emigrimi për protestën”/ Qytetari: Qëndresa për 134 ditë, gjëja më e bukur!

21:32 - 11/10/26
“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!

“Rama ka frikë”/ Aktivisti thirrje SPAK: Mos vononi kërkesën për heqjen e imunitetit të Ballukut!

21:26 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com