GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kurti prezanton projektbuxhetin për Kosovën: Do jetë më i larti

13:55 - 17/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti prezanton projektbuxhetin për Kosovën: Do jetë më i larti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë prezantimit të Projektbuxhetin për vitin 2023 ka thënë se ky do të jetë buxheti më i lartë i prezantuar deri më tani.

Kurti gjatë seancës plenare që po mbahet për këtë Projektligj, ka thënë se për vitin e ardhshëm është parashikuar shtim i pozitave të reja të punës në inspektoriate.

“Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do ta arrijnë vlerën e 2 miliardë e 884 milionë euro. Kemi ndarë 745 milionë euro në kategorinë e pagave dhe mëditjeve, 493 milionë euro në mallra dhe shërbime, 1.93 miliard euro në subvencione dhe transfere dhe 811 milionë euro në shpenzime kapitale”, tha Kurti.

Ai ka shtuar se për vitin 2023 janë shtuar 248 pozita të reja për çerdhet.

“Kemi shtuar 240 pozita të reja për inspektoratet dhe kjo nënkupton që të mbrohen të drejtat e punëtorëve. Kemi ndarë 290 milionë euro në sektorin e shëndetësisë, prej tyre 90 milionë euro janë për barna esenciale. Kemi shtuar 248 pozita të reja për çerdhet”, shtoi ai.

Sa i përket bujqësisë dhe sigurisë, Kurti tha se janë rritur ndjeshëm buxhetet e këtyre sektorëve.

“Buxheti i sivjetmë për bujqit është 87 milionë euro. Kemi shtuar 300 pozita të reja për policinë dhe kemi rritur buxhetin për blerjen e armatimit për ushtrinë tonë. 123 milionë euro parashihet të jetë buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes”, theksoi Kurti.

Sipas tij, është buxhetuar ndërtimi i disa rrugëve në vend.

“Ketë vit po e përmbushim premtimin që t’i përfshijmë të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare në skemën për fëmijët, ku kemi ndarë 60 milionë euro. Janë buxhetuar rrugët, duke përfshirë rrugën Prishtinë-Pejë dhe ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë”, tha ai.

Në fund, Kurti tregoi se me ndihmën e Bashkimit Evropian janë ndarë 75 milionë euro për ta përballuar krizën energjetike.

“Për Rezervën Shtetërore i kemi ndarë edhe 15 milionë euro shtesë për vitin 2023, pas ndarjes së 10 milionë euro që janë ndarë sivjet. Me mbështetjen e Bashkimit Evropian do t’i kemi edhe 75 milionë euro të tjera për ta përballuar krizën energjetike”, përfundoi ai. /Telegrafi

Etiketa: buxhetiKosovaKurti

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Natën grabiste banesa, ditën shpërndante drogë. Pranga 59-vjeçarit

Natën grabiste banesa, ditën shpërndante drogë. Pranga 59-vjeçarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com