GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bileta në Parkun e Divjakës, ministria: Do aplikohet vetëm për…

15:25 - 17/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Bileta në Parkun e Divjakës, ministria: Do aplikohet vetëm për…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vendimit për të vënë një tra në Parkun e Divjakës i cili u shoqërua me kundërshtime nga banorët, ka reaguar dhe Ministria e Turizmit.  Në njoftim thuhet se tarifa e biletës 50 lekë do të paguhet vetëm për turistët dhe jo për banorët e zonës.

Më tej thuhet se gjatë viteve të fundit fluksi i turistëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ka ardhur në rritje, duke sjellë nevojën për vendosjen e një sistemi elektronik biletarie, i cili do të bëjë të mundur hyrjen e vizitorëve dhe mjeteve nëpërmjet aksesit të kontrolluar.

Sqarim mbi Biletarinë elektronike në Parkun e Divjakës

Gjatë viteve të fundit fluksi i turistëve në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ka ardhur në rritje, duke sjellë nevojën për vendosjen e një sistemi elektronik biletarie, i cili do të bëjë të mundur hyrjen e vizitorëve dhe mjeteve nëpërmjet aksesit të kontrolluar. Aksesi i kontrolluar në park, përveç sigurimit të të ardhurave, do të ndihmojë edhe në menaxhimin efektiv e të qendrueshëm në këtë zonë të mbrojtur mjedisore. Vendosja e kontaktit të drejtëpërdrejtë i të gjithë vizitorëve me stafin e parkut, do të ndihmojë këta të fundit për të orientuar fluksin turistik dhe sjelljen e vizitorëve në përputhje me zonimin dhe rregullat e parkut, si dhe do të bëhet i mundur përcaktimi i saktë i numrit të vizitorëve dhe turistëve, regjistrimi i mjeteve motorike dhe gjenerimi i të ardhurave.
Rruga ku vendoset sistemi i kontrollit është një rrugë që të jep akses vetëm në park dhe nuk të lidh me asnjë aks tjetër rrugor. Ajo është nën administrim nga ARRSH, e cila ka dhënë tashmë lejen për instalim.

Investimi po kryhet në kuadër të projektit “Rritja e qendrueshmërisë financiare të sistemit të zonave të mbrojtura në Shqipëri”, mundësuar nga UNDP.
Bëhet fjalë për një biletë modeste në vlerën 50 lekë, për të rritur shërbimet dhe mirëmbajtur parkun. Kjo biletë do aplikohet vetëm për turistët dhe prej saj përjashtohen banorët e zonës. Kudo në botë, parqet kombëtare duhen mirëmbajtur në mënyrë të veçantë për shkak të frekuentimit të lartë nga turistët. Ne kemi disa raste në Shqipëri ku kjo praktikë është aplikuar si në Dajt, në Syrin e Kaltër, Kune Vain Lezhë dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Për më tepër që banorët përjashtohen nga tarifa, e cila për turistët është simbolike, por e mjaftueshme për ta pastruar, mirëmbajtur dhe investuar në zonë, çka do të sjellë më shumë vizitorë e më shumë të ardhura për zonën dhe banorët. Në mbështetje të VKM-së nr. 1156, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e të ardhurave të gjeneruara nga tarifat që paguhen në zonat e mbrojtura, të masës dhe kritereve të përdorimit të tyre”, do të bëhet edhe caktimi i vlerës së tarifës për hyrjen në park nëpërmjet këtij sistemi elektronik.
Referuar ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, neni 56, pika 2, citohet se: “Ministria, AKZM-ja dhe pushteti lokal nxitin dhe përkrahin nisma, projekte, programe e veprimtari, që synojnë përmirësimin e treguesve ekologjikë e natyrorë të një zone të mbrojtur mjedisore ose që ndikojnë pozitivisht në to”.
Përcaktimi i vendeve të aksesit të kontrolluar në parqet e menaxhuara, për përmirësimin e treguesve ekologjikë e natyrorë të një zone të mbrojtur mjedisore bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura që të sigurojë ruajtje në ekosistemet e mbrojtura natyrore dhe për të garantuar përmbushjen e funksioneve mjedisore, ekonomike, sociale e kulturore, në interes të të gjithë shoqërisë.

Etiketa: ministria e turizmitparkutarife

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Incident mes Greqisë dhe Libisë, ministri ulet në aeroport por…

Incident mes Greqisë dhe Libisë, ministri ulet në aeroport por...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com