GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mungesa e Mane, trajneri i Senegal merr vendimin e papritur

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mungesa e Mane, trajneri i Senegal merr vendimin e papritur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sadio Mane do të jetë një nga mungesat e mëdha në Botërorin e Katarit që starton më datë 20 nëntor. Sulmuesi senegalez pësoi një dëmtim në tendinë me Bayern Munich në Bundesligë dhe në kombëtare e grumbulluan duke besuar se lojtari do të mund të riaftësohej.

Por, e vërteta ishte e hidhur dhe 30-vjeçari u detyrua t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale dhe pritet të mungojë për një periudhë të gjatë nga tre deri në pesë muaj.

Në këtë formë, trajneri i Senegalit, Aliou Cisse mbeti me 25 futbollistë në dispozicion dhe pritej që para se të startonte Botërori, të identifikohej edhe zëvendësuesi i Mane.

Por, një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe Cisse vendosi të shkojë në Katar me 25 lojtarë duke mos e zëvendësuar yllin e skuadrës. Sipas shtypit vendas, janë tre motivet që e shtynë trajnerin Cisse të mos e zëvendësonte Mane.

E para lidhet me faktin e vlerësimit për lojtarin e Bayern Munich në lidhje me kontributin e tij në fitimin e Kupës së Afrikës, por edhe kualifikimin në Botëror.

E dyta ka të bëjë me faktin se emri i Mane do të qëndrojë në listën e të grumbulluarëve dhe në rast se kombëtarja afrikane del me një medalje nga Kupa e Botës në Katar, atëherë edhe sulmuesi do të merrte një nderim të tillë.

Dhe e treta që lidhet sërish me një rrugëtim të suksesshëm të Senegalit në Botëror. Nëse ata ia dalin të mbërrijnë në fazat më të rëndësishme të Botërorit, atëherë do të shpërbleheshin në aspektin financiar dhe sërish në këtë formë, edhe mane do të përfitonte.

Senegali është shortuar në Grupin A, së bashku me organizatorët e Katarit, Holandën dhe Ekuadorin.

Etiketa: maneSenagaltrajneri

Lajme të lidhura

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht
Breaking Views

Mario Mitaj nis aventurën e re te Genoa, mbrojtësi i Kombëtares prezantohet zyrtarisht

20:28 - 31/07/26
E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan
Sport

E konfirmon Fabrizio Romano, mbrojtësi Mario Mitaj kalon në Serie A me Genoan

17:06 - 31/07/26
Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos
Sport

Pse klubet europiane po paguajnë miliona për futbollistët mbi 30 vjeç? Ndryshon strategjia e merkatos

09:58 - 31/07/26
Para
Alarm në SHBA/ Stuhia më vdekjeprurëse godet Nju Jorkun

Alarm në SHBA/ Stuhia më vdekjeprurëse godet Nju Jorkun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com