GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Alibeaj për Portin e Durrësit: Rrëmben pasuritë e shqiptarëve

11:20 - 19/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Alibeaj për Portin e Durrësit: Rrëmben pasuritë e shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj njoftoi se i ka dhënë informacione me anë të një letre Komisionit Europian dhe Delegacionit të BE në Tiranë. Kjo në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.

Ai thekson se ky plan i rrëmben shqiptarëve një nga pak pasuritë e mbetura publike. Dhe iu dhurohet me një projekt qesharak të përzgjedhurve dhe klientëve të kryeministrit.

Sipas tij, Projekti i Portit të Durrësit mund të jetë një rast unik në botë ku shteti ofron 818 mijë metra katrorë pronë publike. Si dhe përjashtime nga taksat, me një vlerë totale 730 milionë euro. Për të marrë mbrapsht vetëm 280 milionë.

Ai thekson se investitori ka marrë përsipër të realizojë një investim 2.1 miliardë euro. Në një kohë që ai ofron vetëm 160 milionë euro. Ndërsa pjesa tjetër prej 1.94 miliardë Euro do të sigurohet nga palë të treta të panjohura.

POSTIMI I PLOTË

Një hall i madh e ka detyruar Edi Ramën të sulmojë të gjithë ata që janë kritikë dhe skeptikë. Për projektin fantazmë të portit të Durrësit. Një projekt që praktikisht u rrëmben shqiptarëve një nga pak pasuritë e mbetura publike. Dhe që iu dhurohet me një projekt qesharak të përzgjedhurve dhe klientëve të kryeministrit. PD nuk është kundër investimeve serioze. As kundër investitorëve që duan të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri. Por në kushtet kur drejtohemi nga një qeveri që na ka faktuar se di veç të abuzojë dhe të vjedhë pasuritë e shqiptarëve, është domosdoshmëri së paku transparenca. Deri më sot qeveria dhe kryeministri kanë heshtur. Dhe grupi parlamentar i PD ka vendosur që shqetësimin e tij për portin e Durrësit t’ja bëjë prezent dhe Komisionit Europian.

Nëpërmjet një letre të dërguar ditën e djeshme kam informuar Komisionin Evropian dhe Delegacionin e BE-së në Tiranë. Lidhur me projektin e Portit të Durrësit.

Në thelb të letrës, paraqiten shkeljet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit lidhur me parimet e konkurrencës së lirë (neni 71) dhe mosdiskriminimit (neni 74). Cdo ndihmë shtetërore – sanksionon MSA – që shtrembëron rregullat e konkurrencës, vjen në kundërshtim me këtë Marrëveshje. Qeveria shqiptare ka pranuar se asnjë garë nuk është zhvilluar lidhur me këtë projekt. Dhe kompania fituese ka qenë e përcaktuar prej fillimit.

Projekti i Portit të Durrësit mund të jetë një rast unik në botë. Ku shteti ofron 818 mijë metra katrorë pronë publike. Si dhe përjashtime nga taksat, me një vlerë totale 730 milionë euro. Për të marrë mbrapsht vetëm 280 milionë. Vështirë ta thuash se ku qëndron leverdia ekonomike e shtetit shqiptar në këtë projekt.

Nga ana tjetër investitori ka marrë përsipër të realizojë një investim 2.1 miliardë euro. Në një kohë që ai ofron vetëm 160 milionë euro. Ndërsa pjesa tjetër prej 1.94 miliardë Euro do të sigurohet nga palë të treta të panjohura. Shtuar këtu faktin që kompania mëmë është e regjistruar në Ishujt Kajman, cka krijon qartazi një rrezik të lartë për pastrim parash.

Duke vepruar kështu qeveria shqiptare jo vetëm ka shkelur rëndë parimin e konkurrencës së lirë, por ka diskriminuar çdo kompani shqiptare dhe europiane. Që mund të ishte e interesuar për t’u përfshirë në këtë projekt. Madje kjo do të ishte në interesin e vetë shtetit shqiptar. Pasi mund të merrte një propozim më të leverdisshëm.

Në vëmendje të BE-së sollëm edhe raste të tjera të mëparshme, ku qeveria nëpërmjet ligjeve speciale iu ka akorduar pasuri, të drejta dhe privilegje kompanive private, cka tregon se kjo praktikë është kthyer tashmë në rutinë për qeverinë shqiptare.

Me anë të kësaj letre kërkojmë nga Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së të ndjekin më vëmendje këtë rast. Dhe në përputhje me procedurat e tyre të hetojnë mbi përputhshmërinë e kësaj marrëveshje me parimet dhe standardet e MSA-së dhe legjislacionit evropian.

 

Etiketa: AlibeajDurrësKryesore1port

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Tërhiqet Subashi, Hoxha kandidati zyrtar i PD për Vorën

Tërhiqet Subashi, Hoxha kandidati zyrtar i PD për Vorën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com