Një 43-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia e Tiranës si shkaktar i një aksidenti rrugor me pasojë plagosjen e një të mituri.
Shtetasi A. S duke drejtuar automjetin, në fshatin Brarë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K.
Si pasojë është dëmtuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, bëri me dije policia.
Discussion about this post