GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

007 ruse jep alarmin: Vendin e pret lufta civile, terrori dhe kaosi

20:31 - 19/11/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
007 ruse jep alarmin: Vendin e pret lufta civile, terrori dhe kaosi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E-mailet e zbuluara nga një sinjalizues brenda Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), që i zotëron edhe “Newsweek”, zbulojnë zhvillimin e një lufte civile midis aleatëve më të afërt të Presidentit Vladimir Putin, ndërsa pushtimi i Ukrainës vazhdon që të kalojë nga dështimi në dështim.

Agjenti, i njohur me nofkën ”Era e Ndryshimit”, shkruan raportime të rregullta për disidentin rus që jeton në mërgim, Vladimir Osechkin, duke zbuluar zemërimin dhe pakënaqësinë e madhe që gjallon brenda radhëve të FSB-së për luftën që nisi kur Putin pushtoi Ukrainën fqinje më 24 shkurt.

Osechkin është një aktivist rus i të drejtave të njeriut. Ai drejton faqen e internetit kundër korrupsionit Gulagu.net. E-mailet u ndanë plotësisht me “Newsweek” nga Igor Sushko, drejtor ekzekutiv i “Wind of Change Research Group”, një organizatë jofitimprurëse me seli bazë në Uashington.

Sushko e ka përkthyer vazhdimisht korrespondencën nga rusishtja në anglisht që në fillimet e saj më 4 mars. Letrat e mëparshme mbi atmosferën në FSB nga ana e sinjalizuesit dhe të publikuara nga Osechkin, janë analizuar nga Christo Grozev, një ekspert i njohur i shërbimit sekret. Ai tha se ua kishte treguar e-mailet 2 oficerëve të FSB-së, të cilët nuk kishin dyshim se ato ishin shkruar nga një kolegu i tyre.

E-mailet

E-mailet e fundit të agjentit të dërguara këtë muaj, përshkruajnë në detaje trazirat e brendshme dhe konfliktin brenda Kremlinit, duke parashikuar një luftë civile “të pashmangshme”. Sipas tij Rusia do të zhytet së shpejti “në humnerën e terrorit”, ndërsa njerëzit po lodhen gjithnjë e më shumë nga lufta.

Denoncuesi fokusohet tek Yevgeny Prigozhin, një aleat i njohur i Putinit dhe themelues i grupit mercenar, Grupi Vagner, dhe lideri çeçen Ramzan Kadyrov. Si Prigozhin ashtu edhe Kadyrov kanë vazhduar të kritikojnë mënyrën se si po trajtohet lufta e Putinit kundër Ukrainës.

Në shfaqjet e tyre të rralla të mospajtimit me situatën, ata duket sikur mbajnë anën e njëri-tjetrit, gjë që sugjeron se brenda Kremlinit mund të shfaqen shumë shpejt përçarjet.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) vlerësoi gjithashtu në fund të tetorit se Prigozhin dhe grupi i tij ushtarak mund të “përbënin një kërcënim për sundimin e Putinit”.

Por agjenti i FSB-së, thekson në e-mailet e tij se “nuk ka asnjë model të vetëm ndryshimit të pushtetit” në vend. “Nuk ka asnjë mënyrë për të ndryshuar gjithçka në Rusi, në mënyrë që vendi në tërësi të funksionojë dhe të mos zhytet në humnerën e terrorit”- thuhet në një nga e-mailet.

Parashikimi

Më pas agjenti bën një përshkrim se si mund të zhvillohet lufta civile në vend. “Në fillim mund të kemi një trazirë të rastësishme, me plaçkitje dhe përleshje kaotike midis të gjithëve. Më lejoni të përpiqem t’ua shpjegoj:një lufta e agjencive të sigurisë kundër strukturave të Prigozhin, një luftë e vërtetë kundër njëri-tjetrit.

“Sigurisht është e keqe, por përgjithësisht e pashmangshme. Ose do të ketë beteja të rajoneve për ndarjen e burimeve. Apo një përleshje midis forcave të ndryshme për kontroll mbi rajone ose pjesë të vendit”.

“Por vendi mund të zhytet në një kaos total”- mendon agjenti i shërbimit sekret.

“Më besoni, kjo skenar është shumë më i frikshëm. Dhe ky nuk është aspak mendimi i vetmuar privat i një punonjësi të thjeshtë (FSB). Ne e kemi shkatërruar vendin. Ne si FSB e shkatërruam vendin. Jo më 24 shkurt, kur filloi e gjitha kjo, por shumë më herët, që kur 24 shkurti u bë i mundur në parim”- shton ai.

Sipas tij shumë njerëz në Rusi kanë shkuar shumë larg, dhe mendojnë të jenë Carë të vegjël në zonat që do të arrijnë të pushtojnë. Informatori brenda FSB, mendon se Kremlini nuk do ta jetë të lehtë të asgjësojë Prigozhin nëse ai do të përbëjë një kërcënim për sundimin e Putinit.

ISË është shprehur se Prigozhin po ndërton në mënyrë efektive një grupim mbështetësish dhe forcën e tij luftarake, të cilat nuk janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të ushtrisë ruse apo të Ministrisë së Mbrojtjes.

Prandaj ai ka aktualisht një pozicion jashtëzakonisht të favorshëm brenda strukturës shtetërore ruse dhe hapësirës së informacionit, që i jep mundësi të zgjerojë mbështetjen e tij më lehtë sesa komanda më e lartë ushtarake. Kjo gjë i jep mundësi të promovojë lirisht veten dhe forcat e tij, ndërsa kritikon ashpër zyrtarët e Kremlinit apo ushtrinë ruse pa pasur frikë nga pasojat.

E-mail-i urgjent

Në një e-mail më urgjent që mban datën 8 nëntor, sinjalizuesi i FSB-së paralajmëroi Osechkin se Prigozhin po përgatit brigada për “terrorin e brendshëm” në Rusi, për shkak të një vale protestash dhe trazirash në disa rajone të Rusisë pas raporteve se më shumë se 1000 rusë u vranë brenda 3 ditësh gjatë luftimeve intensive në Ukrainë.

Agjenti shtoi se gjatë një takimi, mercenarëve të Grupit Vagner të Prigozhin iu delegua autoriteti, dhe iu garantua mosndëshkimi për aktet e agresionit dhe frikësimit kundër të gjithë atyre që protestojnë kundër luftës dhe politikave të Putinit.

“Nga analizat dhe raportet tona del se niveli i pakënaqësisë popullore po rritet në mënyrë eksponenciale, dhe ne nuk do të jemi në gjendje ta shtypim atë duke përdorur metoda të ligjshme”- shkroi sinjalizuesi.

“Shërbimi (FSB) nuk është gati për një terror të brendshëm, dhe Prigozhin dhe Kadyrov mendojnë se ka ardhur koha e tyre, se ka ardhur momenti për të shkëlqyer. Që të dy e kuptojnë se nëse ndërpritet lufta dhe nis dialogu, do të pushojnë së qeni të nevojshëm për Putinin”- nënvizon ai.

Sipas agjentit, si Kadyrov ashtu edhe Prigozhin do t’u “ndërpriten financimet” dhe “do të rikthehen në vendet e tyre të dikurshme në sistem”. Por të dy personazhet nuk janë më të gatshëm ta pranojnë këtë, dhe secili prej tyre e imagjinon veten të domosdoshëm.

Denoncuesi tha se FSB pret që kjo dyshe të kryejë një sërë provokimesh, të cilat do të synojnë të njollosin reputacionin e FSB, për të treguar “paaftësinë e saj të supozuar për të kontrolluar situatën në vend”. “Nëse gjithçka shkon sipas skenarit të Prigozhin, FSB do të humbasë edhe kontrollin  situatës edhe të vendit”- përfundon analiza e agjentit sekret.

/Nga Isabel Van Brugen “Newsweek”/

Etiketa: 007Rusi

Lajme të lidhura

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur
Botë

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur

11:56 - 04/02/26
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

11:28 - 04/02/26
Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane
Botë

Reuters: SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane

19:35 - 03/02/26
Para
Kidës i ndodh e papritura në avion!

Kidës i ndodh e papritura në avion!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com