GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Qasja e Tiranës”, deri tani janë trajtuar tre huamarrës të mëdhenj problematikë

08:45 - 07/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Qasja e Tiranës”, deri tani janë trajtuar tre huamarrës të mëdhenj problematikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rregullorja e vitit 2019 që u prezantua si “Qasja e Tiranës” deri tani ka shërbyer për trajtimin e tre rasteve të huamarrësve të mëdhenj në sektorin bankar. Sipas Bankës së Shqipërisë, bankat kanë gjithashtu edhe tre raste të tjera që janë në proces trajtimi, për të cilat pritet të arrihet një marrëveshje së shpejti.

Drejtues të Departamentit të Mbikëqyrjes në bankën qendrore shprehen se tre huamarrësit e parë tashmë kanë rinisur pagesat e kredive dhe faza e parë e zgjidhjes së arritur ka dhënë rezultate të mira.

Megjithatë, sipas tyre, shlyerja e rregullt këtyre huave ende nuk ka përmbushur afatin 6-mujor, pas të cilit ato mund të klasifikohen sërish si kredi standard performuese.

Banka e Shqipërisë gjithashtu ende nuk ka bërë të ditur vlerën e portofolit të rasteve në fjalë dhe vlerëson se impakti i këtyre dosjeve në uljen e kredive të këqija të sektorit do të mund të vlerësohet vetëm pasi ato të dalin nga klasifikimi i kredive të këqija.

Rregullorja “Për trajtimin jashtëgjyqësor nga bankat, të kredimarrësve në vështirësi financiare” u miratua për herë të parë në muajin korrik 2019. Objekti i kësaj rregulloreje ishte trajtimi i kredive korporative me ekspozim në disa banka tregtare, në shuma më të mëdha se 250 milionë lekë.

Rregullorja krijoi një kuadër që bankat kreditore të vepronin në marrëveshje dhe pa ndërmarrë veprime të njëanshme kundrejt atyre bizneseve që do të vlerësoheshin të afta për të mbijetuar, me masat dhe mbështetjen e duhur të huadhënësve. Sipas rregullores, masat për trajtimin jashtëgjyqësor mund të jenë zgjatja e afatit të kredisë, dhënia e financimeve shtesë, likuidimi i aktiviteteve dytësore të huamarrësit, rritjen e kapitalit nëpërmjet financimit, kryerja e ndryshimeve në strukturën dhe mënyrën e drejtimit të subjektit, shitja e pasurive të tij, konvertim i borxhit në kapital, etj.

Rregullorja ishte konceptuar si një zgjidhje e përkohshme për të trajtuar rastet e disa huamarrësve të mëdhenj ekzistues dhe do të ishte e vlefshme deri në fund të vitit 2020. Por, në maj të vitit 2020, në kuadrin e masave për zbutjen e pasojave të krizës, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të shtyjë efektet e rregullores deri në muajin janar 2022. Qëllimi i shtyrjes ishte që bankat të kishin një hapësirë më të madhe kohore të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për huamarrësit e përbashkët në vështirësi financiare.

Gjatë këtij viti, zyrtarët e bankës qendrore nuk kanë përjashtuar që kjo rregullore të shtyhet më tej edhe pas janarit 2022, nëse do të gjykohet e nevojshme për të trajtuar raste të tjera të huamarrësve që përputhen me kriteret dhe përcaktimet e rregullores në fjalë.

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
Merkatoja në Kategorinë Superiore, Dinamo kap rekordin e Kukësit dhe Vllaznisë

Merkatoja në Kategorinë Superiore, Dinamo kap rekordin e Kukësit dhe Vllaznisë

TË FUNDIT

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla
Breaking Views

Pas përjashtimit nga PD/ Rudina Alla i kthehet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla

12:57 - 03/04/26

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla, e cila u përjashtua nga lista e anëtarëve disa ditë...

Lexo më shumë
Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

Spiropali: Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë!

12:41 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com