Në ditën e dytë të Kampionatit Botëror në Katar, do të luhen tre ndeshje. Kujtojmë se dje në sfidën Katar- Ekuador, këta të fundit fituan me rezultatin 0 me 2.
Lexo edhe: Botërori/ Ekuadori mund të zotët e shtëpisë
Ndërkohë sot Angli do të ndeshet me Iranin në orën 14:00. Ndërsa do të vijojë me ndeshjen e Senegalit kundër Hollandës në orën 17:00. Mos të harrojmë se klubi afrikan ka mungesën e Sadio Manes i cili nuk mundi të jetë pjesë e këtij Botërori pas dëmtimit të tij.
Sfidën e fundit të ditës së sotme do ta mbylli SHBA kundër Uellsit të Gareth Bale në orën 20:00.
Discussion about this post