Trajneri Ilir Daja është qetësuar pasi asnjë nga futbollistët e tij nuk ka rezultuar i prekur me COVID-19. Një ditë më parë “demat” bënë testet dhe tashmë kanë marrë përgjigjet.
Klubi i kuq ka dalë edhe me një komunikatë: “FK Partizani pas kryerjes së tamponëve konfirmon se rezultatet e të gjithë personave të cilët iu nënshtruan kësaj analize, rezultuan NEGATIVE.
Ekipi është gati për të debutuar në Ligën e Konferencës në turin e parë kualifikues ndaj FC Sfintul Gheorghe.
Seanca e fundit stërvitore do të zhvillohet sot në orën 20:00 në stadiumin Elbasan Arena”. Partizani sot pritet të kryejë seancën e fundit në Elbasan, ndërkohë që trajneri Daja do të dalë në konferencë për shtyp në orën 19:00.