GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tabaku për BBC: Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri, mbetesh ashtu

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku për BBC: Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri, mbetesh ashtu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat britanike po shkruajnë përditë artikuj për shqiptarët që ikin masivisht drejt Britanisë së Madhe. I njëjtë ishte dhe reportazhi i BBC që përshkruante rrugën nga Tirana në Kukës apo dhe Zadrimë. Aty gazetari Ian ka takuar një person të kthyer pas nga qeveria britanike për emigrim të paligjshëm.

Gjatë reportazhit, BBC zhvilloi dhe një intervistë me deputeten e PD, Jorida Tabaku e cila argumentoi se kush janë shkaqet që shqiptarët po largohen nga vendi i tyre drejt Mbretërisë së Bashkuar.

“Ata besojnë se sistemi në vendin tonë nuk është i drejtë. Meritokracia nuk ekziston”, u shpreh Tabaku, “ata nuk kanë shanse ekonomike”. Ndërsa theksoi se “është shumë e vështirë të kemi mobilitet social. Nëse ke lindur i varfër në Shqipëri mbetesh i tillë pavarësisht se sa shumë punon.”

Më tej ajo theksoi se një nga shkaqet kryesore është edhe korrupsioni që ka prodhuar një sërë problemesh të tjera si mungesën e oportuniteteve.
“Ne, si politikanë, duhet ta pranojmë se kjo është e lidhur me korrupsionin e madh dhe sidomos në veri të vendi është e lidhur me mungesën e oportuniteteve. Dhe kjo është diçka që i takon qeverisë ta adresojë.”.

E pyetur më tej se kush janë shkaqet e tjera që detyrojnë shqiptarët të përdorin rrugët ilegale drejt Mbretërisë së Bashkuar, ajo theksoi se përtej mungesës së sundimit të ligjit. Mos zbatimit të ligjit nga policia dhe rojet kufitare në vendin tonë. Një arsye është dhe vështirësitë që hasin qytetarët për të fituar të drejtën e punësimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo theksoi se “qeveria duhet ta pranojë këtë si problem dhe më pas të shohë rrugën për ta zgjidhur. Nuk mund të flasim për zgjidhje të një problemi që qeveria nuk e njeh”. “Duhet të kemi një sistem brenda kornizave ligjore ashtu që këta persona mos të detyrohen të largohen në këtë mënyrë. Duhet të kemi një procedurë më të përshpejtuar më Mbretërinë e Bashkuar, siç fjala vjen kemi me vendet e BE-së.”, u shpreh Tabaku.

Lajme të lidhura

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni
Breaking Views

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe
Breaking Views

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Para
Partizani shumëkombësh, plot 15 futbollistë me pasaportë të huaj

Partizani shumëkombësh, plot 15 futbollistë me pasaportë të huaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje në Gjoricë për parkun fotovoltaik, banorët bllokojnë nisjen e punimeve
Aktualitet

Përplasje në Gjoricë për parkun fotovoltaik, banorët bllokojnë nisjen e punimeve

10:13 - 04/10/26

Banorët e Gjoricës së Poshtme janë përplasur sot me përfaqësues të një subjekti nënkontraktor, i cili kishte mbërritur në terren...

Lexo më shumë
I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, arrestohet në Sauk i dënuari me 21 vite burg

09:58 - 04/10/26
Kursi i këmbimit për këtë të diel, 4 tetor 2026/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Kursi i këmbimit për këtë të diel, 4 tetor 2026/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:28 - 04/10/26
Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i Policisë

Aksident në hyrje të Korçës, humb jetën 60-vjeçari, plagoset efektivi i Policisë

09:00 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com