GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përmbytjet/ Alibeaj kërkon të shpallet gjendja e emergjencës

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përmbytjet/ Alibeaj kërkon të shpallet gjendja e emergjencës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reshjet e dendura në vend kanë shkaktuar përmbytje të shumta, ku zonat më të goditura ishin ato veriore. Por gjithashtu probleme të mëdha u raportuan edhe në Durrës.

Në një komunikim për mediat, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj tha se i kanë bërë kërkesë kryeministrit Edi Rama që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore në Shkodër, Lezhë dhe Durrës, kërkesë kjo e mbështetur edhe nga disa deputetë të PD.

Lexo edhe: PD për përmbytjet: Ujërat e zeza po dalin nga pusetat

Pjesë nga fjala e Alibeajt:   

Situata e reshjeve të ditëve të fundit ka shkaktuar problematika të rënda në zona të ndryshme të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Si pasojë e përmbytjeve janë dëmtuar arat me të mbjella, bagëtitë, shtëpitë e qytetarëve, pasuri të trashëgimisë kulturore, si rasti i Urës së Bahcallëkut në Shkodër. Por, ajo që e bën më të rëndë situatën është dëmtimi i shëndetit dhe jetës së qytetarëve, siç ishte rasti i tragjik i humbjes së jetës së dy qytetarëve, babë e bir, në Malësinë e Madhe. Nisur nga ky bilanc tragjik për shëndetin, jetën, pronat dhe pasuritë e qytetarëve të këtyre zonave, ne vlerësojmë se përmbushen kriteret kushtetuese dhe ligjore për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Konkretisht, neni 174 i Kushtetutës përcakton se “Për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore ose aksidenti teknologjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore, në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit.”. Kushtetuta nuk përmban ndonjë përkufizim për situatën e fatkeqësisë natyrore, por ai jepet në nenin 3, pika 9 të ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”. Kjo dispozitë përcakton se fatkeqësitë natyrore janë fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit, temperaturat ekstreme dhe të tejzgjatura, rrëshqitjet artitektonike, ortekët, erërat e forta në tokë dhe det etj.

Më tej, ligji përcakton përgjegjësitë e Këshillit të Ministrave. Në nenin 18, gërma “ç” përcaktohet se Këshilli i Ministrave mund të vendosë për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në një pjesë ose në të gjithë territorin e vendit. I njëjti parashikim gjendet edhe në nenin 39 të këtij ligji. Ndërsa, neni 40 përcakton kategoritë e emergjencave sipas shtrirjes së tyre, përkatësisht në: (i) emergjenca vendore, kur shtrihet brenda një bashkie; (ii) emergjenca rajonale, kur shtrihet në bashki apo qarqe të ndryshme; dhe (iii) emergjenca kombëtare, kur shtrihet në të gjithë territorin. Neni 42 përmban në mënyrë të detajuar masat që merren nga institucionet publike, strukturat operacionale të mbrojtjes civile, subjektet private dhe shtetasit për përballimin e situatës së fatkeqësisë natyrore.

Duke u kthyer në rastin konkret, rezulton se kemi të bëjmë me një situatë të shkaktuar nga përmbytjet dhe vërshimet e ujit, të cilat hyjnë në fushëveprimin e konceptit të fatkeqësisë natyrore, sipas përkufizimit të nenit 3, pika 9 të ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”. Në këtë kuptim, Këshilli i Ministrave, në përputhje me detyrimet e saj që rrjedhin nga neni 174 i Kushtetutës dhe nenet 18, 39 të ligjit nr. 45/2019, duhet të vendosë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Për shkak se përmbytjet dhe vërshimet e ujit janë të përhapura në bashki të ndryshme të qarqeve Shkodër, Lezhë dhe Durrës, Këshilli i Ministrave, në përputhje me nenin 40, duhet të shpallë gjendjen e emergjencës rajonale, si dhe të përcaktojë masat e nevojshme për institucionet, strukturat, subjektet private dhe qytetarët, në përputhje me nenin 42 të ligjit nr. 45/2019.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, me qëllim përballimin në mënyrë sa më efikase të situatës së krijuar nga përmbytjet dhe vërshimet e ujit, në funksion të mbrojtjes së shëndetit, jetës, pronave dhe pasurive të qytetarëve, në mbështetje të nenit 174 të Kushtetutës, nenit 39 të ligjit nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile, dhe nenit 10 të ligjit nr. 8550, datë 18.11.1999 “Statusi i Deputetit”, në cilësinë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të zonave të përmbytura, kërkojmë shpalljen e fatkeqësisë natyrore në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, si dhe marrjen e masave të nevojshme.

Etiketa: Alibeajemergjencepermbytje

Lajme të lidhura

Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes
Aktualitet

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici
Aktualitet

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti i njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Para
Salianji ngre alarmin: Iranianët kanë në dorë sekretet e Shqipërisë

Salianji ngre alarmin: Iranianët kanë në dorë sekretet e Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje
Aktualitet

Drogë në makinë dhe armë në shtëpi, arrestohen në flagrancë babë e bir në Lushnje

10:40 - 21/08/26

Një operacion i koduar “Fokusi” është finalizuar nga Policia e Lushnjes, duke çuar në arrestimin e dy personave, babë e...

Lexo më shumë
Sulmet kundër Iranit, Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Himni shqiptar nuk u ekzekutua gjatë aktivitetit në Pustec, Ministria e Jashtme mjaftohet me një keqardhje

10:24 - 21/08/26
Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26
Tragjike në Sarandë/ U rrëzua dhe ra në pus, humb jetën e moshuara

Aksident fatal në Durrës, drejtuesi i automjeti përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe arratiset

09:54 - 21/08/26
2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin

Makina del nga rruga dhe bie disa metra poshtë, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital

09:51 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com