GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasjet në Top News, dorëhiqet autorja dhe stafi i Breaking

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasjet në Top News, dorëhiqet autorja dhe stafi i Breaking
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndryshimet e fundit në Top Media, ku pronarët kanë dhënë me qira kanalin e Digitalb, Top News, kanë shkaktuar përplasje të shumta mes stafit dhe drejtuesve të rinj. Pasi “frerët” e Top News janë marrë në dorë nga Habilajt, të cilët përflitet se janë të lidhur me inceneratorët, menjëherë është ndryshuar politika editoriale dhe është ushtruar presion ndaj punonjësve për të pranuar kushtet e reja, ndonëse me kontrata të rregullta me Top News, që në muajin prill 2022, kur kjo shoqëri u krijua për herë të parë.

Shoqëria u krijua pikërisht, pasi Top Channel largoi nga drejtimi Ben Blushin dhe Endrit Habilajn, të cilët i cilësoi si gjobaxhinj, ndërkohë që vetëm disa muaj më vonë mësohet se Habilajt kanë marrë me qira kanalin Top News dhe drejtues është vendosur Erion Habilaj, kushëri i Endrit Habilajt.

Erion Habilaj menjëherë i ka kërkuar stafit dyfishim të punës dhe u ka ndryshuar pagat dhe pozicionet që kishin, duke kërkuar riformatim me buxhet sa më të ulët.
Kjo ka hasur në kundërshtinë e stafit, ndaj të cilit është ushtruar presion dhe si pasojë, i gjithë stafi i programit Breaking ka dhënë dorëheqjen. Autorja dhe moderatorja e këtij programi Elisa Gjerani, bashkë me stafin e saj mësohet se kanë paraqitur dorëheqjen zyrtarisht dhe që kanë kërkuar largimin nga Top News, pikërisht për shkak të klimës së krijuar.

Ndërkohë, burime pranë Top News bëjnë me dije se dorëheqje të tjera pritet gjatë ditëve në vijim, pikërisht për shkak të ndryshimit të kursit vetëm pak ditë pasi u mor me qira. Megjithatë, sipas burimeve pranë Top Channel, kontrata, e cila nuk është bërë publike dhe nuk është reflektuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit mësohet se është bërë për një vit si kusht për mbylljen e gjyqit mes Habilajt dhe Top Channel për largimin që iu bë në muajin mars të vitit 2022 dhe për shkak të lidhjes së Lori Hoxhës me kompanitë e inceneratorëve, me të cilët janë të lidhur edhe drejtuesit e rinj të Top News.

Marrë nga Maska.al

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Para
VIDEO/ Përplasja me Ballën, Kuvendi përjashton Vasilin

VIDEO/ Përplasja me Ballën, Kuvendi përjashton Vasilin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com