GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Futet në luftë, Turqia nis sulmet me raketa

18:13 - 24/11/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Futet në luftë, Turqia nis sulmet me raketa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dronët turq po godasin objektet kryesore të naftës nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të drejtuara nga kurdët në Sirinë verilindore, njoftuan tre burime vendase. Sulmet ajrore u dënuan me forcë nga Shtetet e Bashkuara.

SDF-ja njoftoi se dhjetëra persona, ndër ta edhe 11 luftëtarë të saj, u vranë gjatë sulmeve. Kjo është hera e parë që Turqia ka sulmuar sistematikisht fushat e naftës në rajonin e kontrolluar nga SDF-ja.

Avionët turq filluan gjatë fundjavës sulme ajrore ndaj bazave të milicisë kurde siriane YPG të vendosura në Sirinë veriore, duke shkaktuar edhe kundërpërgjigje në formën e sulmeve përgjatë kufirit sirian.

SDF-ja, një partnere e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik, tha se Turqia ka goditur më thellë në territorin sirian se gjatë operacioneve të mëparshme dhe se sulmet kishin vrarë 15 civilë dhe 25 ushtarë të qeverisë siriane.

Deklaratat

Presidenti turk Tayyip Erdogan ka premtuar zgjerimin e operacionit dhe tha se Ankaraja do të fillojë një operacion tokësor në momentin kur ta gjykojë të dobishme.

“Armiku synon t’u shkaktojë dëme të mëdha forcave tona mbrojtëse, në veçanti ndaj komandantëve tanë dhe qendrave të komandës… Po përgatit kështu terrenin për një ofensivë tokësore”, u shpreh në një deklaratë SDF-ja.

Që nga viti 2016, Ankaraja ka zhvilluar tashmë tre operacione tokësore në Siri kundër milicive kurde. Turqia filloi operacionet ajrore në kundërpërgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës me bombë më 13 nëntor në Stamboll, për të cilin fajësoi YPG-në, që drejton Forcat Demokratike Siriane (SDF). Ankaraja e konsideron YPG si një zgjatim të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën e ka shpallur të jashtëligjshme.

Askush nuk mori përgjegjësinë për sulmin dhe PKK-ja dhe YPG-ja kanë mohuar të jenë përfshirë. Dronët turq goditën objektet e naftës në orët e vona të së mërkurës pranë qytetit sirian Qamishli, si dhe në zonën e pasur naftëmbajtëse Rumeilan, në afërsi të së cilës janë vendosur edhe forcat amerikane, njoftuan tre burime në qytetet siriane Qamishli dhe Hasaka.

Turqia ka shtuar sulmet me dronë edhe në qendrat e zonave urbane, duke goditur zyrtarë të lartë ushtarakë të YPG-së, thanë burimet që mbajnë kontakte me zyrtarë të SDF-së.

Reagimi nga Pentagoni

Pentagoni tha se sulmet ajrore turke rrezikuan sigurinë e personelit ushtarak amerikan dhe se situata e përshkallëzuar ka vënë në rrezik vite progresi ndaj militantëve të Shtetit Islamik në këtë zonë. Shtetet e Bashkuara kanë rreth 900 ushtarë në Siri, të cilët kryesisht bashkëpunojnë me SDF-në në verilindje.

I pyetur rreth komentit të Pentagonit, një burim i ministrisë turke të mbrojtjes tha se Ankaraja “përzgjedh objektivat me kujdes” dhe se ishte në kontakt të ngushtë me homologët amerikanë. Ky burim tha se fushat e naftës nuk ishin ndër objektivat e Ankarasë.

PKK-ja konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Mbështetja amerikane për SDF-në ka qenë prej vitesh një burim kryesor tensioni në marrëdhëniet me vendin aleat në NATO, Turqinë.

/VOA/

Etiketa: LufteRAKETATurqia

Lajme të lidhura

I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi
Botë

I dërguari i Trump do të takohet me Zelenskyn në Berlin! NYT: Kievi nuk heq dorë nga NATO dhe Donbasi

11:07 - 14/12/25
Të shtëna në universitet në SHBA, studentët strehohen në bibliotekë (VIDEO)
Botë

Të shtëna në universitet në SHBA, studentët strehohen në bibliotekë (VIDEO)

08:58 - 14/12/25
Marrëveshja me SHBA për heqjen e sanksioneve, Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë
Botë

Marrëveshja me SHBA për heqjen e sanksioneve, Bjellorusia liron 123 të burgosur politikë

19:42 - 13/12/25
Para
U përjashtua nga Kuvendi për 5 ditë, Vasili: U provokova…

U përjashtua nga Kuvendi për 5 ditë, Vasili: U provokova...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com