GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Skuadra të përbashkëta për hetimin e çështjeve kriminale”/ Gjonaj prezanton nismën: Është parashikuar me ligj ngritja e regjistrit elektronik

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Skuadra të përbashkëta për hetimin e çështjeve kriminale”/ Gjonaj prezanton nismën: Është parashikuar me ligj ngritja e regjistrit elektronik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetuesit shqiptarë dhe ato të vendeve të huaja do të punojnë në skuadra të përbashkëta për hetimin e çështjeve kriminale në lidhje me shqiptarë që jetojnë jashtë vendit apo anasjelltas. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj prezantoi në Kuvend projektligjin për krijimin e një regjistri elektronik me bazë të të dhënave  nga ndërveprimin i të dyja palëve.

“Kjo është iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë. Nevojat për ndryshimet e këtij ligji janë pjesë e paketës  së Reformës në Drejtësi. Ngritja e SPAK dhe ridimensionimi i prokurorisë, evidentuan nevojën e ndryshimeve që paraqiten në këtë projektligj. Hapësirat e ligjit ekzistues krijonin mungesa që nuk mund të shmangeshin vetëm me bashkëpunim institucional.

U punua ngushtësisht për të kryer ndryshimet dhe për t’i rezistuar kohës. Janë rregulluar procedurat ligjore në rastin e urgjencës për përkthimin e dosjes hetimore dhe ekzekutimin e letër porosive. Për herë të parë në ligj parashikohen procedurat për krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore me rregulla të unifikuara me ligj. Kemi parashikuar dispozita të posaçme që janë në zbatim të këtyre parashikimeve. Kjo bën të mundur plotësimin e parashikimit procedurial për njohjen e vendimeve për konfiskim. Shkëmbimi i të dhënave kriminale të shtetasve shqiptarë me shtetet e huaja është bërë mbi bazën e akteve ndërkombëtare.

Është parashikuar me ligj ngritja e regjistrit elektronik. Ky regjistër do administrohet nga Ministria e Drejtësisë dhe baza e të dhënave do ndërveprojë me autoritetet e huaja në bazë të marrëveshjeve të bashkëpunimit reciprok. Dua të falënderoj kolegët deputetë, dhe në veçantë deputetet gra që kanë dhënë kontributin e tyre në mbrojtje të të drejtave të njeriut”, tha Gjonaj.

Etiketa: Etilda Gjonaj

Lajme të lidhura

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
Para
Arrestimi për korrupsion i dy mjekëve në Velipojë/ Sindikata e mjekëve parlajmëron protestë

Arrestimi për korrupsion i dy mjekëve në Velipojë/ Sindikata e mjekëve parlajmëron protestë

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com