Pavarësisht thirrjeve të partnerëve ndërkombëtare për të shtyrë për në shtator zgjedhjen e kreut të AMA-s, Kuvendi nuk bën kthim pas.
Me 83 vota pro deputetët votuan në krye të AMA-s, kandidaturën e Armela Krasniqit. Në garë ishte gjithashtu edhe Alket Dibra që u votua me vetëm 9 vota.
Kujtojmë se në nisje të seancës, delegacioni i BE-së në Tiranë, OSBE/ODHIR si edhe ambasada britanikë, në një zë apeluan Kuvendit të shtynte për në shtator zgjedhjen e kreut të AMA-s.