GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çfarë lidhje ka Dumani me kokainën e Fierit?

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Del “lista e shënjestrave”, ja emrat e personave që duhet të eliminonte Nuredin Dumani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Elkier Bushkolaj komentoi në “Syri Tv” laboratorin e drogës që u zbulua në Frakull të Fierit ku u sekuestruan 430 kg kokainë në banesën e zyrtarit të shtetit.

Bushkolaj deklaroi se ka pasur një numër të madh efektivësh të angazhuar në këtë operacion ndërsa tregoi edhe itinerarin që ka ndjekur ngarkesa e kokainës.

Deklarata

“Operacioni i shtrirë në disa muaj që nga sinjalizimi i parë i DEA-s amerikane për ngarkesën që u nis nga Kolumbia, fillimisht drejt Greqisë e më pas drejt Malit të Zi. Rreth 60 forca policie të angazhuara. Itinerari i gjatë ka kërkuar numër të madh policësh. Droga ka zbritur nga anija në Malin e Zi, është sjellë me mjete transporti në Shqipëri dhe ka qëndruar në disa qytete.

Ka pasur grup shoqërimi lënda narkotike, ka qëndruar edhe në Tiranë, në Kombinat, policia ka pritur destinacionin final që ishte Frakulla e Fierit ku droga ka shkuar më datë 24, u morën masa dhe ndërhynë. Përveç FNSH-së së Fierit edhe RENEA, policia malazeze dhe përfaqësues të DEA-s amerikane morën pjesë në operacion”, tha Bushkolaj.

Gazetari deklaroi se në banesën e Viktor Çervanakut do bëhej ndarja e drogës nga plehu kimik ndërsa shtoi se kjo do të bëhej nga kolumbianët, dy të arrestuar dhe dy në kërkim. Sakaq, ai u shpreh se kjo sasi e madhe droge kishte si destinacion Bashkimin Europian.

“Pjesa tjetër është transporti, një sasi kaq e madhe ka destinacion BE-në. Fieri përveç Portit të Vlorës dhe të Durrësit është qytet problematik sa i përket transportit të drogës drejt Greqisë me linja autobusësh.

DEA amerikane ka një seli në Greqi dhe nga emaile-t që iu publikuan Gledis Nanos, DEA sinjalizoi se në qarkun Fier, një biznesmen bananesh bashkë me një personazh tjetër të botës së krimit ishin të dyshuar si persona që kanë porositur shumë drogë në Amerikën Latine, që kishte destinacion Fierin e më pas drejt BE-së.”-tha Bushkolaj.

Lidhje me Dumanin?

Sakaq, gazetari Elkier Bushkolaj u shpreh se një nga porositësit është arrestuar dhe quhet Nikolin Gjolena. Ai tha se një tjetër i arrestuar ka lidhje me Nuredin Dumanin.

“Gjolena presupozohet të jetë financues por ka dyshime se ka financues të tjerë. Ka persona të fuqishëm të botës së krimit brenda dhe jashtë vendit që blenë drogën në Amerikën Latine dhe kanë mundësuar sjelljen e drogës në Shqipëri. Ka të arrestuar nga Tropoja, e të tjerë që si Julian Malaj, lidhet me Nuredin Dumanin që e ka strehuar dhe e ka mjekuar kur u plagos në atentatin e Papërit.

Viktor Çervanaku që ka magazinën ka qenë pritës, vëllai i tij Zeneli ka porosituar drogën në Amerikën Latine, në janar hapi një kompani duke e shfrytëzuar për transportin e kokainës. I përfshirë dhe djali i Viktorit, ish-futbollist që ka luajtur me Dinamon, dhe e fejuara e tij.”-tha Bushkolaj.

Etiketa: DumaniFier

Lajme të lidhura

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës
Aktualitet

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg
Aktualitet

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Para
Ikja e Listës Serbe, KQZ: 6 subjekte politike u regjistruan në Veri

Ikja e Listës Serbe, KQZ: 6 subjekte politike u regjistruan në Veri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët përfshijnë banesën dykatëshe në Fier, dëme të mëdha materiale

22:46 - 06/08/26

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një banesë dykatëshe në lagjen “16 prilli” në Fier. Flakët kanë përfshirë...

Lexo më shumë
Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com