Plagoset një drejtues automjeti 43-vjeçar, pasi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Aksidenti ndodhi në aksin Rëmbec- Libonik në Maliq të Korçës. Mësohet se rreth orës 07:00 shtetasi me iniciale N.V 43 vjeç ka mbetur i plagosur duke drejtuar makinën tip “Benz”. Ai u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Discussion about this post