GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Diskutime të reja për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Diskutime të reja për pranimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha më 28 nëntor se do të takohet me homologët nga Suedia dhe Finlanda për të diskutuar për aplikimet e tyre për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s.

Sipas kryediplomatit turk, takimi do të zhvillohet në margjinat e samitit të NATO-s që mbahet më 29 nëntor në Bukuresht.

“Ne do të takohemi me ministrat e Jashtëm të Suedisë dhe Finlandës nesër në Bukuresht përmes një formati trepalësh”, citohet të ketë thënë Cavusoglu.

Ankaraja i ka akuzuar dy shtetet nordike se ofrojnë strehë të sigurt për militantët kurdë, që Turqia i konsideron “terroristë”, dhe nuk ka ratifikuar anëtarësimin e tyre në NATO, pavarësisht një marrëveshjeje që u arrit në qershor.

Lexo edhe: Po pushon në Maldive, Roza Lati provokon fansat me fotot e nxehta

“Procesi po përparon në mënyrë pozitive, por ende ka hapa që duhet të ndërmerren”, tha Cavusoglu.

“Në fakt, Suedia është ajo që duhet të ndërmarrë më shumë hapa”, shtoi ai.

Finlanda dhe Suedia vendosën që të bëhen anëtare të NATO-s në maj, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Kryeministri i ri i Suedisë, Ulf Kristersson, vizitoi Ankaranë më herët gjatë këtij muaji dhe u takua me presidentin Recep Tayyip Erdogan, teksa Stokholmi shpreson që të marrë miratimin e Turqisë për anëtarësim në aleancën ushtarake.

Para atij takimi, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili u takua me Cavusoglun dhe Erdoganin në Stamboll, tha se dy shtetet janë të përkushtuara që të punojnë me Turqinë për të adresuar shqetësimet. Ai shtoi se është koha që Suedia dhe Finlanda të mirëpriten në aleancë.

Nga të gjitha shtetet e NATO-s, vetëm Hungaria dhe Turqia ende nuk kanë ratifikuar anëtarësimin e dy shteteve nordike. Javën e kaluar kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se Parlamenti do të miratojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO gjatë vitit të ardhshëm./REL

Etiketa: NATOSuediTurqi

Lajme të lidhura

SHBA-ja dhe Franca përplasen në OKB, delegacioni amerikan braktis mbledhjen
Botë

SHBA-ja dhe Franca përplasen në OKB, delegacioni amerikan braktis mbledhjen

14:02 - 28/07/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Trump shprehet optimist mbi një marrëveshje me Iranin: Po bëjmë bisedime shumë miqësore

13:48 - 28/07/26
BBC: Si u bë Ekuadori porta e kokainës drejt Europës, lidhjet e bandave me mafien shqiptare
Aktualitet

BBC: Si u bë Ekuadori porta e kokainës drejt Europës, lidhjet e bandave me mafien shqiptare

09:08 - 28/07/26
Para
Kapen 8 milionë euro veshje false, prodhoheshin në fasoneri

Kapen 8 milionë euro veshje false, prodhoheshin në fasoneri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkoi me pushime në Kretë, i riu shqiptar ndërron jetë pas dy javësh në koma (Emri)
Aktualitet

Shkoi me pushime në Kretë, i riu shqiptar ndërron jetë pas dy javësh në koma (Emri)

14:47 - 28/07/26

Një 33-vjeçar shqiptar është ndarë nga jeta pas një aksidenti në det në Rethimno të ishullit të Kretës. Sipas të...

Lexo më shumë
Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

Skema e re mashtruese në WhatsApp, policia apel qytetarëve: Kujdes, mos klikoni linke të dyshimta

14:27 - 28/07/26
SHBA-ja dhe Franca përplasen në OKB, delegacioni amerikan braktis mbledhjen

SHBA-ja dhe Franca përplasen në OKB, delegacioni amerikan braktis mbledhjen

14:02 - 28/07/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Trump shprehet optimist mbi një marrëveshje me Iranin: Po bëjmë bisedime shumë miqësore

13:48 - 28/07/26
“EURO 2025”, trajneri Bushi: Ndeshja me Zvicrën është si një finale për ne

Rregulli për aktivizimin e lojtarëve të rinj, Bushi: Një hap i rëndësishëm për klubet dhe ekipet kombëtare

13:35 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com