GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Skandal/ KPP shton me 1 mld lekë tenderin korruptiv të Spahisë

15:51 - 28/11/22
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Skandal/ KPP shton me 1 mld lekë tenderin korruptiv të Spahisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me dhjetëra tenderë denoncohen çdo muaj pranë Komisionit të Prokurimeve Publike për shkelje ligji. Por, shpesh herë një pjesë e mirë e tyre kalohen pa u vënë re. Si ky vendim nuk keni parë! Komisioni vendos të rritet fondi që do të shpenzohet pas “ankesës” së një kompanie. Fjala është për një tender të Bashkisë  Shkodër. Prokurimi me Nr. REF- 39053-08-16-2022, me objekt “Shërbimi i pastrimit për Bashkinë Shkodër Zona Qendrore” është anuluar me pretekstin më të rrallë që kemi hasur. Kreu i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka lënë në dispozicion fondin me vlerë 105,658,095, apo mbi 1 miliardë lekë të vjetra. Por KPP kërkon të bëhen më shumë shpenzime! Në fakt, kjo ka ardhur pas një ankese të bërë në Komision për projektin.

Konkretisht, në datën 25 gusht 2022 operatori ekonomik “Eco Empire” SHPK ka paraqitur ankesë pranë Komisionit të Prokurimit Publik në lidhje me këtë tender.

Ankimuesi pretendon se fondi limit i vënë në dispozicion nuk është i mjaftueshëm dhe ka cunguar konkurrencën.

Në përgjigje të kësaj ankese, KPP ka përfshirë një ekspert i cili ka bërë analizën dhe ka dalë në një “konkluzion” tjetër për paratë që duhet të shpenzohen për këtë tender.  “Për shkak të specifikës së kësaj procedure prokurimi, si dhe marrë shkas nga kërkesa e ankimuesit për ekspertizë të posaçme. Komisioni i Prokurimit Publik vendos të thërrasë ekspertin e fushës për përllogaritjen e fondit limit të procedurës së prokurimit objekt-ankimi”, thuhet në dokument.

 

Eksperti shprehet se, Autoriteti Kontraktues nuk ka futur në kosto shpenzimet për amortizimin e mjeteve, si dhe pagat 50% plus për punonjësit e turnit të natës. Në fund të ekspertizës thuhet se vlera për këtë projekt duhet të jetë 153,205,652.60 pa tvsh. Ose gati 2 miliardë lekë të vjetra, po të përfshijmë edhe TVSH-në.

Çmime marramendëse

E si të mos i shkonte 1 miliardë lekë më shumë përllogaritja ekspertit të KPP. Kur ka vendosur çmime ekstreme për  mjetet dhe produktet e pastrimit.

P.sh: Shohim 166.800 lekë shpenzime për 417 kg. klor, për mirëmbajtjen e 600 kazanëve do të shpenzohen 8,616,464.88 lekë. Para në fakt që mund të llogariteshin të kosto e përgjithshme e procesit të pastrimit. Ndërkohë për mbledhjen e mbeturinave në 5 lagje, eksperti parashikon të shpenzohen 4,921,392.02 lekë.

Kur në fakt si në Shkodër edhe në çdo qytetet tjetër të vendit, kompanitë e pastrimit operojnë vetëm në pjesët kryesore të qytetit. Ndërsa lagjet vetëm për raste zgjedhjesh pastrohen. Me sa duket ky është një nga ato raste. Dhe për të mos rënë në sy vetë kreu Bardh Spahia, KPP po i jep një dorë, për të mbushur arkën.

 

Lojërat me tenderët e pastrimit

Lojëra të tilla me tenderët e pastrimit në Bashkinë Shkodër kanë nisur që më emërimin e Spahisë si kryetar. Që në ditën që nisi punë, ai ka zvarritur për tre muaj një tender, si e si të gjente më shumë hapësirë për abuzim. Bëhet fjalë për tenderin e pastrimit të Zonës Qendrore të Qytetit të Shkodrës. Me fond limit 4.2 milionë Euro me TVSH, shpallur për herë të parë më 4 prill 2002. Ose vetëm 4 ditë pasi Bardh Spahia filloi detyrën e kryebashkiakut. Këtë tender, Spahia e ka ofruar në formë koncesioni për 4 vite. Kur sipas ligjit “Për Prokurimet”, nuk lejohet të hartojë, shpallë e jap tender shërbimesh publike më tepër se 1 vit.

Tenderi dhe kontrata, duhej të ishim mbyllur brenda datës 30 qershor 2022 e më 15 korrik. Por kryetar Bardhi, me siguri për shkak pazaresh, e ka anuluar e shtyrë 3 herë dhe së fundi më 13 korrik. Duke përdorur marifetin e mos paraqitjes së asnjë oferte të vlefshme e për gjoja gabime teknike.

Të gjitha anulimet, i ka bërë para datës së caktuar për dorëzimin e ofertave. Gjë që tregon se kemi të bëjmë me pazare të zeza.

Njoftimin e dytë të tenderit, Bardhi e ka bërë në datën 18 maj 2022 me të njëjtën vlerë 4.2 milionë Euro, dhe me afat dorëzimi ofertash brenda datës 29 maj. Por e ka anuluar pas 3 ditësh në zyrën e tij, pa e çuar fare për shpallje në Buletinin e Prokurimeve Publike.

 

Njoftimin tretë e ka shpallur më 27 qershor, dhe me afat dorëzimi ofertash e zhvillim gare më 25 korrik 2022. Por e ka anuluar më 13 korrik, ose 12 ditë para zhvillimit të tenderit. Sipas tij, shkak janë gabimet në hartimin e specifikimeve teknike, por fakti që tenderi i pastrimit është shtyrë 3 herë me të njëjtat justifikime, tregon se nuk janë bërë gabim specifikimet.

Me sa duket,  Spahia nuk ka rënë në ujdi me firmën e pastrimit, për “llokmën” që duhet të përvetësojnë. Ky fond që prej 8 vitesh jepet me negocim, pa shpallje e pa garë, tani ka futur në lojë edhe KPP-në. Ky vendim për rritjen e fondit është qartazi manipulim në dëm të arkës së Bashkisë Shkodër dhe të taksapaguesve të këtij qyteti.

Lexo edhe: Pa garë/ Bardh Spahia i fal 260 mln lekë Kastratit, blen naftë dhe benzinë për punonjësit e bashkisë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimBashkia ShjkoderekspertkestekostoKPPpastrim qytetitender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Formacionet Brazil-Zvicër: Xhaka pa Shaqirin në fushë

Formacionet Brazil-Zvicër: Xhaka pa Shaqirin në fushë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet pse nuk fton në...

Lexo më shumë
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

E rëndë në Bulqizë/ 57-vjeçari ndërron jetë në minierën e kromit (EMRI)

14:15 - 31/01/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Arrestohet çifti mashtrues/ Premtonin apartamente, përvetësonin mijëra euro

13:59 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com