GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Burg për 27 trafikantët në Itali, mes tyre edhe shqiptarë (EMRAT)

11:10 - 29/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Burg për 27 trafikantët në Itali, mes tyre edhe shqiptarë (EMRAT)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë 27 urdhra për burgim të shpallura në orët e fundit nga Drejtoria e Hetimit Antimafia në Italia në kuadër të operacionit të quajtur “Federico ll”, i cili në vitin 2016 bëri të mundur shkatërrimin e dy organizatave, njëra prej të cilave mafioze, e dedikuar zhvatjes dhe trafikimit të drogës dhe tjetra, italo-shqiptare, e dedikuar për importimin e sasive të mëdha të heroinës nga Shqipëria.

Ky ishte hapi pas vendimit të marrë në fillim të muajit nga Gjykata e Kasacionit në Itali, për të rrëzuar dhe konsideruar si të papranueshme ankesat e 24 të pandehurve, duke e bërë kështu të prerë dënimin e dhënë ndaj tyre më 1 korrik 2020 nga Gjykata e Apelit të Leçes.

Në veçanti, vendimi ishte konfirmuar për Giuseppino Mero, 56 vjeç nga Cavallino; Mario Accogli, 46 vjeç, nga Scorrano; Ortis Banda, 40 vjeç, me origjinë shqiptare me banim në Maniago (aktualisht i pagjurmueshëm); Antonio Leto, 30 vjeç nga Caprarica; Nicolò Capone, 27 vjeç, nga Lizzanello; Francesca De Dominicis, 51 vjeç, nga Merine; Francesco De Cagna, 53 vjeç, nga Scorrano; Carmelo De Pascalis, 57 vjeç, nga Cavallino me origjinë nga Trepuzzi; Luca Giannone, 44 vjeç, nga Calimera; Alessandro Greco (aka Sandrino) 37, nga Lece; Klaid Hasanaj, 52 vjeç shqiptar, banues në Leçe; Gabriella De Dominicis, 58 vjeç, nga Merine; Alessandro Antonucci, 30 vjeç, nga Lizzanello; Maria Valeria Ingrosso, 41 vjeç, nga Lizzanello; Mario Mandurrino, 32 vjeç, nga Lecce; Angelo Montinaro, 40 vjeç, nga Caprarica di Lecce; Brenda Potenza, 34 vjeç, nga Taviano; Cosimino Maggio, 52 vjeç, me origjinë nga Minervino, por me banim në Reggio Emilia; Umberto Nicoletti, 43 vjeç nga Lecce; Luciano Pagano, 46 ​​vjeç, nga Brindisi; Gianluca Antonio Spiri, 45 vjeç, nga Racale; Pierluigi Pierri, 32 vjeç, nga Torre San Giovanni (në Ugento); Yuri Rosafio, 43 vjeç, nga Brindisi; Emanuele Soliberto, 42 vjeç nga Brindisi. Megjithatë, për Bilal Boçajn, 53-vjeçarin shqiptar, banues në Poggiardo, gjykatësit kishin ricaktuar dënimin me nëntë vjet e 4 muaj.

Gjithsej njëzet e një ishin marrësit e urdhrit të paraburgimit të nënshkruar nga gjyqtarja hetuese Alcide Maritati, në kuadrin e hetimeve të nisura nga prokurori i Drejtorisë Antimafia të rrethit Guglielmo Cataldi në vazhdën e një tjetër hetimi të bujshëm, “Rrjeti”. Gjatë veprimtarisë hetimore të nisur në gusht 2012, janë sekuestruar edhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat më pas është urdhëruar konfiskimi.

Etiketa: BurgItalitrafikante

Lajme të lidhura

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Tërmetet “shkundën” Greqinë, ja si e shpjegon sizmiologu

Tërmetet “shkundën” Greqinë, ja si e shpjegon sizmiologu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25

Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i...

Lexo më shumë
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com