Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka deklaruar se Rusia duhet të paguajë për krimet e luftës në Ukrainë. Ajo u shpreh se në orët e ardhshme do tu dërgojë vëndeve anëtare një propozim për të lejuar që përgjegjësite e Rusisë të gjykohen para një gjykate.
“Ne do të bashkëpunojmë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe do të kontribuojmë në krijimin e një tribunali të specializuar për të gjykuar krimet e Rusisë,. Me partnerët tanë, ne do të sigurohemi që Moska të paguajë për shkatërrimin që ka shkaktuar, me fondet e ngrira të oligarkët dhe asetet e bankës së saj qendrore”.
Discussion about this post