GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Protestuesit iranianë festojnë eliminimin nga Kupa e Botës, arsyeja

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Protestuesit iranianë festojnë eliminimin nga Kupa e Botës, arsyeja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protestuesit anti-qeveritarë në Iran kanë festuar eliminimin e ekipit të tyre kombëtar në futboll nga Kupa e Botës, pas humbjes që pësoi Irani nga Shtetet e Bashkuara.

Në videot e postuara në rrjetet sociale janë shfaqur qytetarë duke vallëzuar në rrugë dhe duke i rënë borive të makinave në Teheran dhe në qytete të tjera të martën mbrëma. Protestuesit në Iran kanë djegur banerin e vendosur për kombëtaren e tyre në futboll.

Shumë iranianë kanë refuzuar që të mbështesin ekipin e tyre të futbollit në kampionatin që po mbahet në Katar, pasi e shohin atë si përfaqësim të Republikës Islamike.

Mediat e afërta me pushtetin kanë fajësuar forcat armike brenda dhe jashtë Iranit se u kanë bërë presion të padrejtë lojtarëve.

Lojtarët e Iranit nuk kënduan himnin kombëtar gjatë ndeshjes së parë, ku u mposhtën 6:2 nga Anglia. Moskëndimi i himnit duket se ishte shprehje e solidaritetit me protestuesit. Por, në ndeshjen pasuese me Uellsin, që e fituan 2:0, ata kënduan himnin kombëtar.

Disa protestues e panë këtë si tradhti ndaj kauzës së tyre edhe pse kishte raportime se lojtarët kishin qenë nën presion nga autoritetet iraniane.

Në Iran ka trazira për 10 javë rresht, që nga vdekja në paraburgim e Mahsa Aminit, 22-vjeçares që u arrestua në Teheran nga policia e moralit nën akuza për shkelje të rregullave të hixhabit.

Etiketa: Iranikupa e botesqeveri

Lajme të lidhura

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki
Sport

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu
Sport

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt
Sport

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26
Para
EMRAT/Kërcënonin të rinjtë dhe iu vidhnin lekë, arrestohen 2 policë

I dënuar për trafik droge, ekstradohet drejt Italisë 51-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki
Sport

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26

Tifozët shqiptarë tashmë mund të sigurojnë biletat për të ndjekur nga afër Kombëtaren kuqezi në transfertën ndaj Finlandës, e vlefshme...

Lexo më shumë
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

11:34 - 11/09/26
“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

11:11 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com