GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Samiti i liderëve të BE në Tiranë, rrugët që pritet të bllokohen

15:47 - 30/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Samiti i liderëve të BE në Tiranë, rrugët që pritet të bllokohen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

6 dhjetori do ta gjejë Tiranën nën masa të forta sigurie dhe me kufizime të rëndësishme në lëvizjen e njerëzve dhe makinave. Qeveria ka hartuar planin e masave që Samiti i BE-së, me vendet e Ballkanit Perëndimor të shkojë pa incidente.

Masa e parë është shpallja e datës 6 dhjetor pushim zyrtar për të gjitha institucionet shtetërore që veprojnë në Tiranë, përfshirë edhe shkollat. Synohet kështu të shmangen disa lëvizje të përditshme për të ulur trafikun dhe kaosin.

Disa akse rrugore do të jenë të bllokuara. Nuk do të lejohet qarkullimi nga Rinasi në Tiranë dhe anasjelltas. Unaza e Tiranës do të jetë pjesërisht e bllokuar, kryesisht në segmentin pranë Taivanit, Bulevardit Dëshmorët e Kombit e deri tek Rruga e Elbasanit.

Të bllokuara do të jenë të gjitha rrugët përreth kryeministrisë, sheshit Nënë Tereza, Stadiumit “Air Albania” dhe Pallatit të Kongreseve. Këtu nuk do të lejohen të qarkullojnë as makinat dhe as këmbësorët ndërsa perimetri i sigurisë në Bulevardin qendror do të jetë deri tek Hotel Dajti.

Ky do të jetë kufiri edhe për demokratët të cilët atë ditë kanë thirrur një protestë që thonë se do ta bëjnë përpara kryeministrisë. Policia nuk do t’i lejojë ata ta kalojnë urën e Lanës tek Hotel Dajti dhe as në rrugë të tjera lidhëse, duke i penguar t’i afrohen zyrave të qeverisë apo ambienteve ku do të jenë liderët e BE-së.

Disa prej krerëve të shteteve të BE-së do të vijnë të hënën pasdite për disa takime dypalëshe me Edi Ramën.

Ndërsa të marteë në orën 10, kryeministri shqiptar do t’i presë liderët në sheshin Italia dhe mbledhja do të kryhet në hotelin që ndodhet pranë Stadiumit Air Albania. Në fund, Edi Rama do të ketë konferencë përmbyllëse me Charles Michel në Pallatin e Kongrese, ndërsa edhe Macron do të ketë komunikimin e tij me median.

Mysafiri i fundit në Tiranë, do të jetë kryeministri grek, me të cilin Edi Rama do të ketë takim të veçante pas Samitin dhe një Komunikim për shtyp. lidere

Etiketa: BElidererruge

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
Po bënte selfie në shpatin e një mali, 18- vjeçari rrëzohet e vdes

Po bënte selfie në shpatin e një mali, 18- vjeçari rrëzohet e vdes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

Lexo më shumë
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com