GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama shënjestron biznesmenin që ra pre e atentatit në Sarandë: Këta pronarë lokalesh janë tutorët e Policisë së Shtetit, i tërheqin për hundësh

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama shënjestron biznesmenin që ra pre e atentatit në Sarandë: Këta pronarë lokalesh janë tutorët e Policisë së Shtetit, i tërheqin për hundësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, i është drejtuar me fjalë të ashpra drejtorëve të rinj të policisë. Ai ka evidentuar si problematikë fenomenin e ryshfetit, duke kërkuar nga SHÇBA që të hetojë këta raste.

Rama nënvizoi, se kjo nuk është paraqitje dinjitoze për një vend që aspiron të jetë në krye të turizmit në Ballkan.

Ndër të tjera, kryeministri Edi Rama, u ndal te plagosja që ndodhi në një lokal të Sarandës. Kryeministri, theksoi se përgjegjësia në këtë rast ishte e Policisë së Shtetit, e shtoi, se me ministrin Çuçi ka diskutuar që kupola drejtuese e qytetit bregdetar të vendoset nën hetim.

“Policia e Shtetit është e respektuar prej disa vitesh si një institucion me besueshmëri të lartë. Cënimet etike, si dhe lëndimet e imazhit të saj nga rishfaqja kohët e fundit e rasteve të korrupsionit të vogël, sidomos te strukturat e policisë rrugore janë të patolerueshme. Dua të theksoj rolin e SHÇBA-së dhe ta nxis publikisht që të veprojë shumë më fort ndaj këtyre rasteve. Ne e kemi rritur edhe në harmoni me pritshmërinë e qytetarëve rolin ndëshkues të policit rrugor ndaj shkeljeve në rrugë.

Është e papranueshme që kjo, të shërbejë si një mundësi e re për të ushtruar presion mbi drejtuesit e automjeteve për qëllimin e neveritshëm të përfitimit të ryshfetit, është e pajustifikueshme që me gjithë rritjen e forcës ndëshkuese të policit rrugor, falë ndryshimeve të fundit të Kodit Rrugor, qytetarët të mos ndijnë ndryshim thelbësor në disiplinën e qarkullimit rrugor. Vetë strukturat e Policisë së Shtetit dhe të SHÇBA-së, kanë konstatuar që problematikat e qytetarëve nuk trajtohen me përgjegjësinë e duhur dhe kohën e duhur.

Sot, ku ne jemi tanimë në sezon turistik, e numri i lartë i pushuesve është domethënës, të kemi policinë e qytetit përmes individësh të padenjë, që i shkojnë kundra detyrimit të të gjithëve bashkë, për t’i pritur e për t’i sajdisur pushuesit sipas traditës më të mirë shqiptare dhe standardeve më të mira të një vendi që po kërkon të bëhet kampione e turizmit në Ballkan.

Mungesë etike, komunikimi nga personeli policor janë shfaqje të neveritshme që duhen luftuar me zero tolerancë. Këtu dua të nënvizoj fort një fakt, që në vetvete është sfidues për ligjin, për shtetin, është sfidues për policinë e shtetit. Kush janë këta pronarë lokalesh në zonat bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin, tejkalojnë orarin e orës policore, krijojnë abuzime degjeneruese deri në krisma dhe në plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur në lokal. Kush janë ata? Ata janë tutorët e policisë së shtetit në ato territore.

Ata janë korruptuesit e Policisë së Shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me policinë e shtetit që tërheqin prej hundësh shefa komisariatesh duke i kthyer në roje të akviteitit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant, e kam ndarë këtë gjë me Ministrin e Brendshëm dhe ai rast duhet të dërgonte në hetim penal të gjithë drejtuesit atje”, tha Rama.

Etiketa: Edi RamaPolicia

Lajme të lidhura

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci
Breaking Views

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci

20:39 - 03/06/26
“Duan të na sabotojnë”/ Protestuesja thirrje qytetarëve: Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë
Breaking Views

“Duan të na sabotojnë”/ Protestuesja thirrje qytetarëve: Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë

19:26 - 03/06/26
Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin
Breaking Views

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin

19:19 - 03/06/26
Para
“Policia kthen sytë nga ana tjetër”, Rama cakton dy objektivat e uniformave blu

“Policia kthen sytë nga ana tjetër”, Rama cakton dy objektivat e uniformave blu

TË FUNDIT

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci
Breaking Views

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci

20:39 - 03/06/26

Ndërsa protestuesit ishin mbledhur në shesh kundër resortit në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale 2 projekte...

Lexo më shumë
“Duan të na sabotojnë”/ Protestuesja thirrje qytetarëve: Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë

“Duan të na sabotojnë”/ Protestuesja thirrje qytetarëve: Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë

19:26 - 03/06/26
Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin

19:19 - 03/06/26
“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria

19:09 - 03/06/26
Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja

16:30 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetporno izleJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş